By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: Xhandarmëria dhe modeli i mbrojtjes gjithëpërfshirëse janë më të përshtatshme se shërbimi i detyrueshëm ushtarak
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: Xhandarmëria dhe modeli i mbrojtjes gjithëpërfshirëse janë më të përshtatshme se shërbimi i detyrueshëm ushtarak
Lajme

Kurti: Xhandarmëria dhe modeli i mbrojtjes gjithëpërfshirëse janë më të përshtatshme se shërbimi i detyrueshëm ushtarak

Momenti
Published: May 28, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetari i T7, Genc Godanci, nëse premtimi për krijimin e xhandarmërisë do të ketë fatin e njëjtë si shërbimi i detyrueshëm ushtarak i paralajmëruar në vitin 2019.

Kurti u shpreh se pas përfundimit të koncept-dokumentit fillestar do të procedohet me projektligjin për xhandarmërinë, i cili më pas do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Sa i përket shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai tha se çështja është më komplekse dhe kërkon kohë, duke theksuar se aktualisht është vlerësuar një qasje tjetër e sigurisë.

“Për momentin, kemi vlerësuar edhe me ekspertët se në situatën në të cilën ndodhemi është shumë më e mençur të kemi mbrojtjen gjithëpërfshirëse, një model që i ngjan atij të Finlandës, ku nuk krijohet një ushtri me një numër të madh njerëzish që më pas duhet të strukturohen e pajisen, por përcaktohen funksione dhe detyra konkrete për raste të ndryshme rreziku, nga fatkeqësitë natyrore deri te lufta e armatosur,” tha Kurti.

Ai shtoi se ky model plotësohet edhe me dy shtylla të tjera: edukimin për siguri në shkolla të mesme, si model i frymëzuar nga Polonia, dhe krijimin e rezervës vullnetare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kjo është shumë më e mirë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak,” përfundoi Kurti.

The post Kurti: Xhandarmëria dhe modeli i mbrojtjes gjithëpërfshirëse janë më të përshtatshme se shërbimi i detyrueshëm ushtarak appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

QKUK: 320 raste emergjente në 24 orë, 20 persona të lënduar në aksidente trafiku
Markat indiane po nxitin një bum të madh në tregun e bukurisë
🔥 A je gati për Testin e Maturës? Testoje veten tani me UNI – Universum International College!
PDK-ja dhe AAK-ja paralajmërojnë protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Dhjetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

BDI: Le të shpërndahet Kuvendi, le të shkojmë në zgjedhje
TOP Momenti
100 milionë euro për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit
100 milionë euro për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit
TOP Momenti
I moshuari me shkop në dorë i hakërrehet kryetarit në Këshillin Bashkiak në Maliq
I moshuari me shkop në dorë i hakërrehet kryetarit në Këshillin Bashkiak në Maliq
TOP Momenti
10 migrantët kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
10 migrantët kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
TOP Momenti
Paguan 25 mijë për të shkuar në Serbi – Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
Paguan 25 mijë për të shkuar në Serbi – Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
Lajme

You Might Also Like

Një vajzë 14-vjeçare u torturua për dy vjet sepse nuk donte të martohej me një 70-vjeçar
Lajme

Një vajzë 14-vjeçare u torturua për dy vjet sepse nuk donte të martohej me një 70-vjeçar

August 20, 2026
Vijon rritja e çmimit të naftës, 1.78 euro për litër
Lajme

Vijon rritja e çmimit të naftës, 1.78 euro për litër

August 20, 2026
Izraeli paralajmëron Erdoganin: Mos na vini në provë me “aventura të rrezikshme” në Siri
Lajme

Izraeli paralajmëron Erdoganin: Mos na vini në provë me “aventura të rrezikshme” në Siri

August 20, 2026
Portugalia miraton “ligjin e burkës”, ndalon mbulimin e fytyrës në publik
Lajme

Portugalia miraton “ligjin e burkës”, ndalon mbulimin e fytyrës në publik

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?