By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Eurostat: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Eurostat: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie
Lajme

Eurostat: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie

Momenti
Published: May 28, 2026

Rreth 72.4 milionë persona në Bashkimin Europian vijojnë të jetojnë në rrezik varfërie, ndërsa Shqipëria mbetet një nga vendet më të prekura në Europë nga vështirësitë ekonomike.

Sipas të dhënave të Eurostat, 16.3% e popullsisë së BE-së jeton me të ardhura nën pragun e varfërisë, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me një vit më parë, shkruan Euronews.al.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, Shqipëria vijon të renditet mes vendeve me nivelin më të lartë të rrezikut për varfëri dhe përjashtim social. Të dhënat e INSTAT dhe Eurostat tregojnë se rreth 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social, gati dy herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Situata paraqitet edhe më shqetësuese për familjet me fëmijë, ku niveli i rrezikut arrin në 44.5%.

Sipas statistikave, shumë familje shqiptare e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet bazë të jetesës, faturat mujore apo shpenzime të papritura, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në familje me nivel shumë të ulët punësimi.

Një nga treguesit më alarmantë lidhet me fëmijët. Shqipëria rezulton me nivelin më të lartë në Europë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik varfërie, duke reflektuar vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet e reja.

Ekspertët e lidhin situatën me kostot e larta të jetesës, pagat e ulëta dhe emigracionin. Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike e viteve të fundit nuk është reflektuar në mënyrë të barabartë në mirëqenien e qytetarëve, ndërsa diferencat mbeten të theksuara sidomos në zonat rurale dhe familjet me shumë anëtarë.

The post Eurostat: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tërmeti trondit Granadën historike të Spanjës, duke plagosur tre persona
Gjermania, kreu i kompanisë që furnizon Ukrainën me dronë denoncon komplotin rus për vrasje: Jeta ime private ka pushuar së ekzistuari!
Rrahje dhe goditje me thikë, si u vra turisti portugez në Ksamil – 11 të arrestuar, dy të dyshuar si ekzekutorë
Zemaj: Një president me vlera, kontribute e merita nuk do ta “lejonte” një Albin që po e mban vendin pa institucione
Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

LEXO GJITHASHTU

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
TOP Momenti
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
TOP Momenti
Blleki vjen me “Senzacion”
Blleki vjen me “Senzacion”
TOP Momenti
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
TOP Momenti
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
TOP Momenti

You Might Also Like

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”
Lajme

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”

August 18, 2026
“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar
Lajme

“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar

August 18, 2026
Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin
Lajme

Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin

August 18, 2026
Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese
Lajme

Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?