By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komandanti ukrainas: Kemi gjashtë muaj për ta marrë iniciativën, rusët janë të rraskapitur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komandanti ukrainas: Kemi gjashtë muaj për ta marrë iniciativën, rusët janë të rraskapitur
Lajme

Komandanti ukrainas: Kemi gjashtë muaj për ta marrë iniciativën, rusët janë të rraskapitur

Momenti
Published: May 28, 2026

Ukraina ka një periudhë gjashtëmujore gjatë së cilës duhet ta marrë iniciativën në front nga Rusia dhe ta forcojë pozicionin e saj për negociatat e paqes, deklaroi për Reuters komandanti i Korpusit të Tretë të Ushtrisë së Ukrainës, Andriy Biletsky.

Në intervistën për Reuters, Bilecki tha se kjo është një “pikë kthese” pas katër vitesh lufte. Ai shtoi se beson që ushtria ruse është e rraskapitur dhe e paaftë për depërtime të mëdha.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, nëse ushtria ukrainase arrin të ndërtojë dhe ruajë vrullin gjatë muajve të ardhshëm, mund ta marrë iniciativën përgjatë vijës së frontit dhe ta detyrojë Rusinë të heqë dorë nga planet për pushtimin e pjesës së fundit të rajonit të Donjeckut në lindje të Ukrainës që ende nuk e kontrollon.

“Besoj se gjashtë deri në nëntë muajt e ardhshëm janë periudhë vendimtare. Më saktë, mendoj se gjashtë muajt e ardhshëm janë më kritikët”, tha Biletsky për Reuters.

Your browser does not support the video tag.

Çështja e kontrollit mbi Donjeckun paraqet një pengesë në negociatat e paqes të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ngecur, pasi Rusia kërkon të gjithë rajonin, ndërsa Ukraina refuzon të tërhiqet nga territori që forcat ruse nuk kanë arritur ta pushtojnë.

“Duhet të përcaktojmë drejtimet ku mund t’i përmirësojmë pozicionet tona, të marrim pika të caktuara strategjike dhe më pas të bisedojmë me rusët nga pozita e forcës, jo e dobësisë, për një armëpushim vërtet të qëndrueshëm. Nga aspekti ushtarak, kjo është reale”, deklaroi ai.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.

The post Komandanti ukrainas: Kemi gjashtë muaj për ta marrë iniciativën, rusët janë të rraskapitur appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Belgjika përballet me valën e të nxehtit, regjistrohet dita më e nxehtë e vitit
“Testi i Arritshmërisë stimulon analfabetë”, sërish krijohen grupe nga semimaturantët për kopjim
Vazhdojnë gjobat e KPM-së, Drita Morina s’flet për idenë e saj për mbylljen e “Debat Plus”
Rritet në 920 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Zjarri në objektin në Vragoli të Fushë Kosovës, s’ka të lënduar

You Might Also Like

BQK dhe Banka Qendrore e Francës nënshkruajnë Konventë Bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar në Kosovë
Lajme

BQK dhe Banka Qendrore e Francës nënshkruajnë Konventë Bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar në Kosovë

June 27, 2026
27 ditë protestë, qytetarët në Shqipëri vijojnë të mblidhen në shesh për plotësimin e kërkesave
Lajme

27 ditë protestë, qytetarët në Shqipëri vijojnë të mblidhen në shesh për plotësimin e kërkesave

June 27, 2026
Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë thyen rekordin në Gjermani teksa pezullohen ngjarjet publike
Lajme

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë thyen rekordin në Gjermani teksa pezullohen ngjarjet publike

June 27, 2026
Katër fëmijë humbin jetën në Francë nga vala e të nxehtit
Lajme

Katër fëmijë humbin jetën në Francë nga vala e të nxehtit

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?