By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Drejtësia vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Drejtësia vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit
Lajme

Drejtësia vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Momenti
Published: May 27, 2026

Shqipëria kalon një tjetër prag drejt BE-së, me konfirmimin për përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”. Por Brukseli kërkon prova konkrete.

Shqipëria kaloi të martën një tjetër fazë kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së konfirmoi përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”, që përfshin drejtësinë, të drejtat themelore, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Your browser does not support the video tag.

Por krahas vlerësimeve për progresin në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, Bashkimi Europian dha mesazhin e qartë se faza më e vështirë nis tani, ajo e zbatimit të reformave.

Në konferencën në Bruksel, komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi reformën në drejtësi si një nga elementët kryesorë të progresit në negociata. Ajo vlerësoi procesin e vettingut dhe ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Your browser does not support the video tag.

“Kemi parë vettingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe që mund të bëhet institucioni më i besueshëm në Shqipëri” – u shpreh Kos.

Komisionerja europiane theksoi se përmbushja e objektivave të ndërmjetme nuk përbën fundin e procesit, por hyrjen në një fazë ku kërkohen rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.

“Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Pritet progres i mëtejshëm” – tha komisionerja. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt” – shtoi Kos.

“Fillimi i fundit” për negociatat

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Konferencën e 8-të Ndërqeveritare si një tjetër “gur kilometrik” në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në konferencën e përbashkët me komisioneren europiane Marta Kos dhe përfaqësuesen e presidencës së Këshillit të BE-së, Marilena Raouna, Rama tha se Shqipëria ka arritur të hapë të gjithë kapitujt negociues brenda 11 muajve, një ritëm që ai e quajti rekord.

“Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në, dashuri e pashtershme, pa kushte. Kështu që ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por gjithashtu edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit” – u shpreh kryeministri.

Rama shtoi se progresi në negociata lidhet drejtpërdrejt me transformimin e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë në vend.

“Sot morëm konfirmimin e institucioneve shumë më të forta sesa një vit më parë. Një sistem drejtësie i fuqizuar dhe i pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë” – tha Rama.

Ambasadorët në Tiranë: Drejtësia përcakton rrugën drejt BE-së

Nga Tirana, ambasadori gjerman, Karl Bergner përshëndeti përmbushjen e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Themeloret”, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave europiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e “Fundamentals” përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së” – deklaroi ambasadori Bergner, teksa shtoi se Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori holandez Reinout Vos, i cili tha se miratimi i objektivave të ndërmjetme shënon një pikënisje për fazën e ardhshme të reformave.

“Respekti për pavarësinë e gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, janë parakushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE” – thuhet në reagimin e ambasadorit holandez.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat në qershor 2014. BE-ja mbajti konferencën e saj të parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022./DW

The post Drejtësia vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zulfaj: Bllokada në Kuvend la pa përmbushur gjashtë reforma të Planit të Rritjes, vlera rreth 40 milionë euro
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat për rezultatin e zgjedhjeve
Daka: Nëse formohet Qeveria e para, zgjedhja e presidentit do të kushtëzohet
Avokati i Thaçit: Prokurorisë iu pranuan 100% të ankesave, Mbrojtjes iu refuzuan 100% në Speciale
Morina: Rrugët e hekurudhat janë prioritet, autostrada e Gjilanit pritet të përfundojë brenda vitit 2027

You Might Also Like

“Vetëm 10 cent rritje për modernizim”, Bajqinovci thotë se shtrejntimi i biletave nuk lidhet me çmimet e karburanteve
Lajme

“Vetëm 10 cent rritje për modernizim”, Bajqinovci thotë se shtrejntimi i biletave nuk lidhet me çmimet e karburanteve

July 1, 2026
Qeveria e Kosovës: Vuçiqi me deklarimet për Radojçiqin po i inkurajon sulmet ndaj policisë së Kosovës
Lajme

Qeveria e Kosovës: Vuçiqi me deklarimet për Radojçiqin po i inkurajon sulmet ndaj policisë së Kosovës

July 1, 2026
Specialja cakton datën 16 shtator për shpalljen e aktgjykimit në rastin Thaçi e të tjerët
Lajme

Specialja cakton datën 16 shtator për shpalljen e aktgjykimit në rastin Thaçi e të tjerët

July 1, 2026
Tre të vdekur në festimet e Kupës së Botës në Meksikë
Lajme

Tre të vdekur në festimet e Kupës së Botës në Meksikë

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?