By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Shqiptaria është me Shkupin!”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Shqiptaria është me Shkupin!”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV
TOP Momenti

“Shqiptaria është me Shkupin!”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV

Momenti
Published: May 26, 2026

Studentë shqiptarë kanë organizuar një protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për t’i zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

Protesta u mbajt në sheshin Sheshi Skënderbej, ku studentët u mblodhën me pankarta dhe mesazhe solidarizuese, si: “Jemi të gjithë bashkë” dhe “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”.

Your browser does not support the video tag.

Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit paralajmëruan marshim drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, duke kërkuar respektimin e të drejtave të studentëve shqiptarë dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet arsimore.

Një nga folësit në protestë ishte studenti Jon Bislimi, i lindur dhe rritur në Francë, i cili tha se studentët historikisht kanë qenë në ballë të lëvizjeve kombëtare dhe shoqërore shqiptare.

Your browser does not support the video tag.

“Studentët kanë qenë gjithmonë të parët në çdo lëvizje shoqërore e kombëtare. Sot u zgjuan në Shkup, sot jemi këtu në Tiranë dhe nesër duhet të vazhdohet në Prishtinë”, deklaroi ai para protestuesve.

Bislimi theksoi se shqiptarët nuk janë “mysafirë”, por “zot shtëpie”, duke shtuar se cenimi i të drejtave të një studenti shqiptar në Shkup prek njësoj shqiptarët në Tiranë, Prishtinë dhe Preshevë.

Gjatë protestës pati edhe thirrje për mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhës shqipe në universitete dhe institucione, ndërsa turma herë pas here brohoriste “UÇK, UÇK”.

“Gjuha shqipe do të flitet, do të jetohet dhe do të mbrohet në çdo institucion. Nuk kërkojmë më vetëm të mbijetojmë, por të jetojmë me dinjitet dhe ballë lart”, u shpreh studenti shqiptar gjatë fjalimit të tij.

Protesta vjen në kohën kur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë ngritur shqetësime lidhur me të drejtën për realizimin e provimeve në gjuhën shqipe, duke kërkuar trajtim të barabartë në institucionet arsimore/Telegrafi.

You Might Also Like

Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në veri, ai thotë se nuk do ta lejojë
Osmani: Bashkohu, për një Kosovë që s’i nënshtrohet frikës, por ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë
Ilijevski: Propaganda serbe është shumë e theksuar në Maqedoni
Sorensen, për dialogun Kosovë-Serbi: S’ka bilateralizim, nevojitet normalizimi
KSHZ miraton Planin vjetor për avancim dhe modernizim të proceseve zgjedhore për vitin 2026

You Might Also Like

Presidenti kinez dekoron Vuçiqin për mbështetjen ndaj interesave thelbësore të Pekinit
TOP Momenti

Presidenti kinez dekoron Vuçiqin për mbështetjen ndaj interesave thelbësore të Pekinit

May 26, 2026
Plenkoviq: Qeveria po përmbush kriteret, procesi i BE-së s’mund të ketë shkurtesa
TOP Momenti

Plenkoviq: Qeveria po përmbush kriteret, procesi i BE-së s’mund të ketë shkurtesa

May 26, 2026
Vizita e kongresistëve amerikanë në Luginë, Arifi: Mund ta “rizgjojë” BE-në për çështjen e shqiptarëve
TOP Momenti

Vizita e kongresistëve amerikanë në Luginë, Arifi: Mund ta “rizgjojë” BE-në për çështjen e shqiptarëve

May 26, 2026
LSDM: Mickoski u tha qytetarëve se do ta paguajnë çmimin ndërsa e gjithë OBRM-PDUKM-ja siguron pasaporta të BE-së përmes Bullgarisë
TOP Momenti

LSDM: Mickoski u tha qytetarëve se do ta paguajnë çmimin ndërsa e gjithë OBRM-PDUKM-ja siguron pasaporta të BE-së përmes Bullgarisë

May 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?