By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Rusia si Serbia, në prag të zgjedhjeve në Kosovë, RT fabrikon lajme kundër Qeverisë së Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Rusia si Serbia, në prag të zgjedhjeve në Kosovë, RT fabrikon lajme kundër Qeverisë së Kosovës
TOP Momenti

​Rusia si Serbia, në prag të zgjedhjeve në Kosovë, RT fabrikon lajme kundër Qeverisë së Kosovës

Momenti
Published: May 26, 2026

Media shtetërore ruse “Russia Today” ka publikuar një artikull propagandistik duke synuar të krijojë perceptimin se serbët në Kosovë janë të ndjekur.

Në artikullin në fjalë përmendet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke e paraqitur zbatimin e ligjit në Kosovë si “fushatë arrestimesh ndaj serbëve”.

“Për shkak të flamujve serb, këngëve nacionaliste dhe krimeve të luftës, Kurti për pesë vjet arrestoi mbi 150 serbë në Kosovë”, titullohet artikulli që tenton të paraqesë institucionet e Kosovës si struktura represive ndaj komunitetit serb.

Your browser does not support the video tag.

Në artikullin në fjalë vazhdon propaganda serbo-ruse si dhe mohimi i shtetit të Kosovës, me narrativën se gjoja Kosova është “shtet i rremë”.

Artikulli shkon larg, derisa arrestimet për raste që lidhen me dyshime për krime lufte, terrorizëm, cenim të rendit kushtetues apo nxitje nacionaliste raportohen si “arrestime për flamuj e këngë serbe”.

Your browser does not support the video tag.

Ndryshe, në Kosovë së fundmi tre serbë janë dënuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ndërsa për një periudhë prej një viti ka pasur serbë të arrestuar nën dyshimin për spiunazh. Po ashtu, në periudhën e fundit disa serbë janë arrestuar nën dyshimin për presion dhe shantazh ndaj votuesve, në favor të Listës Serbe, në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë.

“Vetëm gjatë gjashtë ditëve të fundit, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, Albin Kurti, i cili në zyrën e tij mban flamurin e Shqipërisë dhe voton rregullisht në atë shtet, si dhe policia e tij, kanë arrestuar në Kosovë 13 serbë. Shtatë drejtorë u arrestuan me arsyetimin se kinse kanë ndikuar në vullnetin zgjedhor të votuesve, ndërsa edhe gjashtë të tjerë pasi u fotografuan në Prizren, në një kodër mbi qytet, me flamurin e Serbisë”, pretendon RT, transmeton KosovaPress.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar vazhdimisht se janë se janë të përkushtuara në luftimin e terrorizmit, spiunazhit dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit.

source

You Might Also Like

​Gazi amerikan, Haxhiu: Çështja nuk është “po” apo “jo”- duhen diskutime
Sofja mohon publikimin e notës diplomatike, Shkupi kërkon sqarim dhe përgjegjësi
AGK-ja e dënon pengimin e punës së ekipit të TV Dukagjini në Gjilan
Igballe Huduti shpallet person “non-grata” në Shqipëri
Policia me aksione të përforcuara, ndalohen 10 persona për posedim të lëndëve narkotike

You Might Also Like

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi
TOP Momenti

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi

June 25, 2026
Reagim: Ekipi i Televizionit Dukagjini pengohet gjatë punës në Gjilan
TOP Momenti

Reagim: Ekipi i Televizionit Dukagjini pengohet gjatë punës në Gjilan

June 25, 2026
Besimi i lartë i qytetarëve konfirmon përkushtimin institucional të Policisë së Kosovës për siguri e shërbim ndaj qytetarëve
TOP Momenti

Besimi i lartë i qytetarëve konfirmon përkushtimin institucional të Policisë së Kosovës për siguri e shërbim ndaj qytetarëve

June 25, 2026
Shpallja përfundimtare e rezultateve zgjedhore, KQZ pret shqyrtimin e ankesave
TOP Momenti

Shpallja përfundimtare e rezultateve zgjedhore, KQZ pret shqyrtimin e ankesave

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?