By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrestime dhe persona të dyshuar për vrasje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrestime dhe persona të dyshuar për vrasje
TOP Momenti

SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrestime dhe persona të dyshuar për vrasje

Momenti
Published: May 26, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë Distriktuale Antimafia të Barit, DDA, dhe me mbështetjen e Eurojust, kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë ndërkombëtar në Shqipëri, Itali dhe Spanjë, në kuadër të hetimeve për një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë fokusuar gjithashtu në zbardhjen e vrasjes së Francesco Diviesti, ngjarje e ndodhur më 25 prill 2025 në Canosa di Puglia, si dhe në aktivitetin e një organizate kriminale me bazë në Tiranë, e dyshuar për trafik droge nga Italia në Shqipëri dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Your browser does not support the video tag.

Në kuadër të operacionit janë lëshuar 15 masa sigurie, prej të cilave 10 nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri dhe 5 nga autoritetet italiane, ndaj 11 shtetasve shqiptarë dhe 4 italianëve.

Mes të arrestuarve është edhe Ergys Kastrati, i cili u kap nga forcat speciale në një vilë në një zonë rezidenciale gjatë ndërhyrjes së mëngjesit. Po ashtu, në Itali është arrestuar edhe Igli Kamberi, i dyshuar si një nga drejtuesit e grupit kriminal.

Your browser does not support the video tag.

SPAK aksion kundër pastrimit të parave, goditet grupi kriminal

Masat e sigurimit janë ekzekutuar në Tiranë, Fier dhe Vlorë, si dhe në qytete të Italisë Barletta, Romë dhe Agnani, si dhe në Madrid të Spanjës.

Personat e dyshuar përballen me një sërë veprash penale, përfshirë:

  1. vrasje me paramendim e kryer me metoda mafioze
  2. tentativë zhvatjeje
  3. armëmbajtje pa leje
  4. favorizim personal
  5. shkelje të masave parandaluese
  6. pastrim ndërkombëtar të produkteve të veprës penale

Sipas hetimeve, tre persona dyshohet se kanë qenë ekzekutorë të drejtpërdrejtë të vrasjes së Diviesti-t, ndërsa dy shtetas italianë akuzohen për ndihmë në fshehjen e gjurmëve të krimit.

Hetimet kanë zbuluar se viktima është përfshirë fillimisht në një konflikt në një lokal në Barletta dhe më pas është transportuar në një zonë të izoluar në Murgia, ku është qëlluar me armë zjarri. Më pas, sipas hetuesve, trupi i tij është djegur në përpjekje për të asgjësuar provat.

Autoritetet italiane kanë theksuar se mënyra e ekzekutimit ngjan me metoda kriminale të përdorura në vitet ’90 në rajon, çka ka bërë që çështja të trajtohet nga struktura antimafia.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe pasuri të konsiderueshme, përfshirë:

  1. 4 shoqëri tregtare
  2. 8 automjete
  3. 10 llogari bankare
  4. rreth 680 mijë euro cash dhe pasuri të tjera

Operacioni është pjesë e një hetimi shumëvjeçar mes SPAK dhe autoriteteve italiane kundër rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili pason disa operacione të mëparshme të përbashkëta.

Autoritetet kanë theksuar se hetimet vijojnë dhe procedimi ndodhet ende në fazën paraprake. /euronews/

You Might Also Like

Vëllai vret vëllanë në Kavajë, dalin detajet e para
​Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total
Ministria hap deponitë sanitare për qytetarët – tarifë 10.31 euro për ton
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit – gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?
Ekstradohet nga Serbia në Maqedoni 19-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

You Might Also Like

Një i ekstraduar nga Belgjika dhe një i arrestuar në Prishtinë i kërkuar nga INTERPOL
TOP Momenti

Një i ekstraduar nga Belgjika dhe një i arrestuar në Prishtinë i kërkuar nga INTERPOL

June 24, 2026
Haziri: LDK nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët është rikthimi si partia e parë
TOP Momenti

Haziri: LDK nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët është rikthimi si partia e parë

June 24, 2026
​Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për “aktivitetet e NATO-s” në Kosovë
TOP Momenti

​Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për “aktivitetet e NATO-s” në Kosovë

June 24, 2026
Shoqërohen në Polici katër persona, shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica“
TOP Momenti

Shoqërohen në Polici katër persona, shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica“

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?