By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 17 vjet burgim Bleon Dibranit për vrasjen në Vushtrri, familjarët e viktimës të pakënaqur me vendimin e gjykatës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
17 vjet burgim Bleon Dibranit për vrasjen në Vushtrri, familjarët e viktimës të pakënaqur me vendimin e gjykatës
TOP Momenti

17 vjet burgim Bleon Dibranit për vrasjen në Vushtrri, familjarët e viktimës të pakënaqur me vendimin e gjykatës

Momenti
Published: May 25, 2026

Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 17 vjet burgim Bleron Dibranin, i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit, Ardit Zymeri, në Vushtrri, vrasje kjo e ndodhur më 23 mars 2025.

Ende pa përfunduar shpallja e vendimit, familjarët e viktimës janë larguar të revoltuar dhe të mërzitur nga salla, duke brohoritur.

Your browser does not support the video tag.

“Mallkuar qofshi!”, “E ka vra njeriun me katër plumba”, ishin disa nga shprehjet e familjarëve të viktimës.

Xhaxhai i viktimës, Nystret Zymeri, thai se vendimi i sotëm është një “vrasje e dytë” për familjen, duke theksuar se ky gjykim është mesazh negativ për të rinjtë të cilët, siç tha ai, mund ta bëjnë të njëjtën gjë që ka bërë i akuzuari.

“Vendimi i gjykatës sot ka qenë një vrasje e dytë për familjen tonë, një vrasje e dytë për familjen tonë. Nuk ka qenë gjykim. Kemi mbajtur shumë shpresa në Gjykatën e Kosovës, konkretisht në këtë gjykatë këtu, kemi pasur shpresa të mëdha, por na kanë vrarë neve për së dyti. Dhe le të kujtohen mirë se në çfarë gjendje na kanë sjellë në familjen tonë. Kjo është tmerr, është vrarë njeri me dashje, siç i keni përcjellë edhe seancat e tjera, është deklaruar se e ka mbajtur armën një muaj ditë për këtë punë, dmth ka qenë vrasje me paramendim, nuk ka qenë vrasje. Djalin 18 vjeç e kemi shti në dhe dhe sot po del e po thotë se i ka 15 vite burg. Kjo është një vrasje e dytë për ne. E thashë edhe më herët, edhe 50 vite me na i dhënë neve nuk na ngihet zemra, mirëpo është një mesazh i keq për të gjithë të tjerët, për rininë në Kosovë. Është mesazh i keq, sepse po dalin e po bëjnë vrasje. Për çdo ditë po kemi vrasje të tjera. Ky është një mesazh i keq për drejtësinë dhe të gjithë këtu”, tha Zymeri.

Gjykatësi i lëndës, Xhemajl Jusufi, ka bërë të ditur se gjykata ka vendosur rikualifikimin e veprës penale nga “vrasje e rëndë” në “vrasje”.

Në seancën përfundimtare, i akuzuari Dibrani ka deklaruar se para ngjarjes kishte pasur kërcënime në rrjete sociale dhe se viktima i ishte afruar natën kritike.

“Po, e kam njohur përmes rrjeteve sociale. Ka pasur kërcënime vazhdimisht në rrjete sociale ndaj meje”, tha ai.

Sipas tij, viktima i ishte afruar në mënyrë të dyshimtë, duke e bërë të ndihej i rrezikuar.

“Atë natë e kam parë me shokët e tij në veturë. Ka thënë ‘ndalu’, pastaj ka filluar të vrapojë me dorë në xhep. Kam menduar se ishte i armatosur dhe kam shtënë”, ka deklaruar i akuzuari.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri Bleon Dibrani akuzohet se më 23 mars 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e ka privuar nga jeta 19-vjeçarin Ardit Zymeri.

Në aktakuzë thuhet se Dibrani, me armë zjarri të llojit “Zoraki 917-T”, e kalibrit 9 mm gaz, e cila ishte konvertuar në armë zjarri të kalibrit 9×17 mm, ka shtënë në drejtim të viktimës duke e goditur tri herë në trup.

Si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës, viktima kishte pësuar dëmtime të rënda në mushkëri dhe mëlçi, çka sipas Prokurorisë kishte shkaktuar gjakderdhje masive dhe pamjaftueshmëri të menjëhershme respiratore.

Ardit Zymeri kishte ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se gjatë arrestimit të Bleon Dibranit në vitin 2025, në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa e njëjta armë ka qenë në posedim në kundërshtim me ligjin.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i dyshuari Bleon Dibrani ka deklaruar se armën e mbante me vete që nga momenti kur, sipas tij, katër persona kishin tentuar ta fusnin në veturën e tyre rreth një muaj më parë. Ai ka shtuar se armën e kishte blerë nga një person në fshatin Pasomë të Komunës së Vushtrrisë dhe se e mbante vetëm për vetëmbrojtje, ndërsa personi që ia kishte shitur armën nuk kishte pasur njohuri për problemet që ai kishte pretenduar se i kishte.

You Might Also Like

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

LEXO GJITHASHTU

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Lajme
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme

You Might Also Like

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?