By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SMS dhe linqe mashtruese me faqe që imitonte Postën Shqiptare, arrestohet francezi dhe shpallet në kërkim gjermani
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SMS dhe linqe mashtruese me faqe që imitonte Postën Shqiptare, arrestohet francezi dhe shpallet në kërkim gjermani
Lajme

SMS dhe linqe mashtruese me faqe që imitonte Postën Shqiptare, arrestohet francezi dhe shpallet në kërkim gjermani

Momenti
Published: May 25, 2026

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik, finalizoi operacionin e koduar “Posta e Rreme 2”.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetas të huaj kishin krijuar faqe të rreme që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe, nëpërmjet dërgimit të SMS-ve me linqe mashtruese, synonin të merrnin të dhëna personale dhe bankare të qytetarëve shqiptarë, me qëllim përfitimin e paligjshëm të vlerave monetare nga llogaritë e tyre bankare.

Your browser does not support the video tag.

Në kuadër të operacionit u ndalua shtetasi francez Z. K., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi gjerman T. M., 53 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.  Gjatë operacionit u sekuestruan celularë, karta SIM, karta bankare, dokumente të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari kriminale.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik””, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të mos klikojnë në linqe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, email-eve apo rrjeteve sociale, të verifikojnë gjithmonë adresën zyrtare të institucioneve përpara se të plotësojnë të dhënat personale apo bankare; të mos japin asnjëherë numra kartash bankare, kode sigurie apo fjalëkalime në faqe të paverifikuara; Të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit, çdo rast të dyshuar mashtrimi online.

Your browser does not support the video tag.

The post SMS dhe linqe mashtruese me faqe që imitonte Postën Shqiptare, arrestohet francezi dhe shpallet në kërkim gjermani appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

A e mbron Xhandarmëria e Serbisë Millan Radoiçiqin?
Mbi 58 mijë ndërtesa të dëmtuara, miliona njerëz të prekur nga tërmetet në Venezuelë
Shpërthimi i Ebolës rrezikon ekonominë afrikane dhe qindra mijëra vende pune
Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës
Ukraina godet sërish Dubnën, Rusia raporton vdekjen e një foshnjeje pas sulmit me dron

You Might Also Like

Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj
Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj

June 30, 2026
Rrahmani: Është obligim patriotik të mos lejohet vazhdimi i qeverisjes së VV-së
Lajme

Rrahmani: Është obligim patriotik të mos lejohet vazhdimi i qeverisjes së VV-së

June 30, 2026
Jashari pret Serwerin dhe delegacionin amerikan, diskutohet për bashkëpunimin FSK-SHBA
Lajme

Jashari pret Serwerin dhe delegacionin amerikan, diskutohet për bashkëpunimin FSK-SHBA

June 30, 2026
Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi
Lajme

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?