By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Alarm për rënien e misioneve paqeruajtëse në botë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Alarm për rënien e misioneve paqeruajtëse në botë
Lajme

Alarm për rënien e misioneve paqeruajtëse në botë

Momenti
Published: May 25, 2026

Misionet ndërkombëtare paqeruajtëse po përballen me vështirësi serioze për shkak të rënies së numrit të trupave, mungesës së financimeve dhe bllokimeve gjeopolitike, paralajmërojnë studiuesit.

Sipas një raporti të publikuar sot nga ”Stockholm International Peace Research Institute” (SIPRI), numri i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara  dhe personelit të angazhuar në operacione të ngjashme ra në vitin 2025 në nivelin më të ulët të paktën në 25 vitet e fundit.

Your browser does not support the video tag.

Në fund të dhjetorit, në misionet ndërkombëtare të paqes ishin të dislokuar 78 633 persona, një rënie prej 49% krahasuar me një dekadë më parë.

Gjatë vitit të kaluar funksionuan 58 misione ndërkombëtare paqeruajtëse në 34 vende ose territore, tre më pak se në vitin 2024.

“Nëse kjo prirje vazhdon, mund të shohim një dobësim dramatik të menaxhimit shumëpalësh të konflikteve dhe një mënjanim pothuajse të plotë të institucioneve si Kombet e Bashkuara”, tha Jair van der Lijn, drejtor i Programit për Operacionet e Paqes dhe Menaxhimin e Konflikteve në SIPRI.

Sipas tij, kjo rënie është rezultat i një “stuhie të përsosur” faktorësh financiarë, politikë dhe gjeopolitikë.

Një nga shkaqet kryesore është mungesa e financimit prej 2 miliardë dollarësh me të cilën u përballën misionet paqeruajtëse të OKB-së gjatë vitit 2025. Sipas raportit, disa vende donatore nuk i përmbushën detyrimet e tyre financiare në kohë ose nuk i përmbushën plotësisht, duke detyruar OKB-në të reduktojë ndjeshëm personelin.

Van der Lijn paralajmëroi se pasojat afatgjata mund të jenë të rënda.

“Rezultati ka të ngjarë të jetë më shumë konflikte dhe pasoja edhe më të rënda për civilët, ndërsa shtetet braktisin normat e vendosura prej kohësh”. tha ai.

Raporti vëren gjithashtu se të 10 vendet kryesore kontribuese me personel ushtarak në operacionet shumëpalëshe paqeruajtëse vijnë nga vendet e Jugut Global.

Uganda ishte kontribuesi më i madh i personelit ushtarak gjatë vitit të kaluar, e ndjekur nga Nepal, Bangladesh dhe India. Në dhjetëshen e parë renditen gjithashtu Rwanda, Ethiopia, Burundi, Kenya, Pakistan dhe Indonesia.

The post Alarm për rënien e misioneve paqeruajtëse në botë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjendet i vdekur 20-vjeçari francez në Ksamil, dyshohet se është goditur me thikë
Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Kliqinë të Pejës
Kosova jashtë statistikave, Shqipëria e fundit në Ballkanin Perëndimor për produktivitetin e punës
PDK sërish para Qeverisë, mesazh Kurtit: Mos e mbaj peng shtetin për kalkulimet e tua individuale dhe partiake
Skandal në Qipron e Veriut: Së paku 30 fëmijë dyshohet se janë konceptuar në një klinikë IVF me spermë ose vezë nga donatorë të gabuar

LEXO GJITHASHTU

Vritet në Ksamil 20-vjeçari nga Franca
Vritet në Ksamil 20-vjeçari nga Franca
TOP Momenti
Një i vdekur dhe katër të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës
Një i vdekur dhe katër të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës
TOP Momenti
PDK edhe sot para Qeverisë: Albin eja në Kuvend dhe hapi rrugë rikthimit të rendit kushtetues
PDK edhe sot para Qeverisë: Albin eja në Kuvend dhe hapi rrugë rikthimit të rendit kushtetues
TOP Momenti
Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh
Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh
Lajme
Aksident i rëndë në Kliqinë, pamje nga vendi i ngjarjes
Aksident i rëndë në Kliqinë, pamje nga vendi i ngjarjes
Lajme

You Might Also Like

Sot përurohet sheshi “Qamil Hoxha” në Prishtinë
Lajme

Sot përurohet sheshi “Qamil Hoxha” në Prishtinë

August 18, 2026
Sot s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë
Lajme

Sot s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë

August 18, 2026
PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës
Lajme

PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës

August 18, 2026
Britani e Madhe, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë për rreziqet e zjarreve
Lajme

Britani e Madhe, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë për rreziqet e zjarreve

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?