By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: REL: Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për nënshkrim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
REL: Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për nënshkrim
Lajme

REL: Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për nënshkrim

Momenti
Published: May 25, 2026

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja dhe Irani janë më pranë një marrëveshjeje bërthamore se kurrë në vitet e fundit, por theksoi se ajo ende nuk është përfundimtare dhe se disa çështje kryesore mbeten të hapura.

Duke folur në një bisedë informuese me gazetarët, zyrtarë të lartë amerikanë thanë se negociatat me Iranin janë rreth “90-95%” të përfunduara dhe se marrëveshja e re pritet të jetë ndryshe nga ajo e arritur gjatë kohës së presidentit Barack Obama, nga e cila Trump u tërhoq gjatë mandatit të tij të parë.

Your browser does not support the video tag.

“Ajo nuk është negociuar ende plotësisht. Prandaj, mos i dëgjoni humbësit, që kritikojnë diçka për të cilën nuk dinë asgjë”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

“Ndryshe nga ata para meje, që do të duhej ta kishin zgjidhur këtë problem shumë vite më parë, unë nuk bëj marrëveshje të këqija”, shtoi ai.

Zyrtarët e administratës theksuan vazhdimisht se nuk do të ketë një marrëveshje të menjëhershme, pavarësisht përparimit të dukshëm në bisedime gjatë fundjavës.

“Nuk kemi arritur ende aty”, tha një zyrtar i lartë më 24 maj. “Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje sot apo nesër”, theksoi ai.

Përparimi më i madh në negociata duket se lidhet me rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilat, prej kohësh, janë pengesë kryesore në bisedime.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës Trump, Teherani ka rënë dakord “në parim” që të heqë dorë nga rezervat e uraniumit pranë nivelit për armë bërthamore, megjithëse ende janë duke u negociuar mënyrat e zbatimit dhe verifikimit.

“Çështja është se si do të bëhet kjo”, tha zyrtari, duke kundërshtuar pretendimet se Irani ka refuzuar ta dorëzojë materialin.

Aktualisht, Irani posedon mbi 440 kilogramë uranium të pasuruar në 60 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore – një nivel shumë përtej nevojave civile dhe vetëm një hap teknik larg nivelit për armë bërthamore.

Burimet iraniane sugjerojnë se një nga zgjidhjet mund të jetë hollimi i uraniumit nën mbikëqyrjen ndërkombëtare të agjencisë bërthamore të OKB-së.

Një tjetër zyrtar i lartë amerikan tha se është duke u diskutuar një kornizë që parashikon një afat 60-ditor për finalizimin e një marrëveshjeje të plotë.

Zyrtarët e administratës Trump argumentojnë se korniza e re e marrëveshjes bazohet në kushte të rrepta dhe mekanizma të fortë zbatimi, për dallim, sipas tyre, nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 (JCPOA).

Ata përdorin vazhdimisht shprehjen “pa pluhur, pa dollarë” për të përshkruar strukturën e marrëveshjes së propozuar.

Sipas kësaj kornize, Irani do të përfitojë lehtësim gradual të sanksioneve vetëm pasi të përmbushë disa detyrime konkrete, përfshirë eliminimin e rezervave të uraniumit të pasuruar dhe ndalimin e ndërhyrjeve në trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Nuk do të ketë lehtësim pa e përmbushur Irani fillimisht pjesën e tij të marrëveshjes”, tha një zyrtar.

Zyrtarët theksuan, gjithashtu, se SHBA-ja nuk do t’i dërgojë Iranit pagesa direkte në para – një referencë e qartë ndaj kritikave të kahershme të republikanëve ndaj administratës së Obamës.

“Nëse ata nuk i përmbushin zotimet e tyre, atëherë nuk përfitojnë asgjë. Ne kemi vendosur mekanizma zbatimi”, tha një zyrtar.

Sipas administratës amerikane, Irani ka rënë dakord “në parim” që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur, pa pengesa apo tarifa për anijet tregtare, ndërsa, në këmbim, Uashingtoni do t’i lehtësojë masat e tij të bllokadës detare.

Megjithatë, zyrtarët theksuan se opsionet ushtarake mbeten në tryezë, nëse diplomacia dështon.

“Kemi alternativa. Mund t’u rikthehemi goditjeve ushtarake nëse nuk arrihet marrëveshja”, tha një zyrtar.

Zyrtarët e administratës e paraqesin këtë proces jo vetëm si një marrëveshje për çështjet bërthamore, por edhe si pjesë e një strategjie më të gjerë për të ndikuar në balancat e brendshme të pushtetit në Iran.

“Qëllimi kryesor është të fuqizohen elementet më të moderuara në Iran, në mënyrë që të zbehet ndikimi i linjës së ashpër”, tha një zyrtar, duke shtuar se, sipas inteligjencës amerikane, të moderuarit janë duke fituar terren, edhe pse konservatorët e fortë vazhdojnë të kenë kontroll të konsiderueshëm.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë qartë nëse presioni ushtarak apo sanksionet ekonomike kanë ndikuar më shumë në ndryshimin e qëndrimit të Teheranit, por pranuan se negociatorët iranianë janë duke bërë lëshime – veçanërisht për pasurimin e uraniumit.

Zyrtarët zbuluan, gjithashtu, se Trump u ka bërë trysni liderëve rajonalë, përfshirë ata nga Arabia Saudite, Katari dhe Pakistani, që të mbështesin një proces më të gjerë normalizimi në rajon, që përfshin edhe Izraelin – një kërkesë që, sipas raportimeve, i ka zënë në befasi disa prej tyre.

“Kishte heshtje në linjë dhe Trump bëri shaka, duke pyetur nëse janë ende aty”, tregoi një zyrtar amerikan.

Aktualisht, Shtëpia e Bardhë është duke bërë përpjekje të shfaqë optimizëm të kujdesshëm.

Zyrtarët këmbëngulin se ka ende shumë punë, përpara se të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

“Nuk ka marrëveshje, derisa të ketë marrëveshje”, tha një zyrtar./REL

The post REL: Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për nënshkrim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundon në mur
Mbreti 89-vjeçar i Norvegjisë shtrohet në spital pas problemeve shëndetësore, Pallati Mbretëror: Do të qëndrojë dy javë larg detyrave zyrtare
“Asnjëherë s’kam besu në versionin e Prokurorisë – Madje dëgjoja zëra që thonin e kanë gjenetike…” Çka e preku më së shumti Deharin pas vdekjes së djemve të tij?
Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij

LEXO GJITHASHTU

58 të vdekur për shtatë muaj, telefoni dhe shpejtësia shkaqet kryesore te aksidenteve në trafik
58 të vdekur për shtatë muaj, telefoni dhe shpejtësia shkaqet kryesore te aksidenteve në trafik
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 79-të
Protesta në Tiranë në ditën e 79-të
TOP Momenti
Rodri kërkon fanellën me numrin 16 te Barcelona, Fermin Lopez pritet të ndryshojë numër
Rodri kërkon fanellën me numrin 16 te Barcelona, Fermin Lopez pritet të ndryshojë numër
TOP Momenti
Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët
Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët
TOP Momenti
Salahu bind në debutim, Trabzonspori do ta këtë titular në Europa League
Salahu bind në debutim, Trabzonspori do ta këtë titular në Europa League
TOP Momenti

You Might Also Like

Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
Lajme

Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg

August 17, 2026
“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit
Lajme

“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit

August 17, 2026
Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
Lajme

Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg

August 17, 2026
“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën
Lajme

“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?