By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kreacioni shqiptar merr vëmendje në Festivalin e Kanës, artistja Kate Alexeeva shkëlqen e veshur nga stilistja Fortesa Çurdina
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kreacioni shqiptar merr vëmendje në Festivalin e Kanës, artistja Kate Alexeeva shkëlqen e veshur nga stilistja Fortesa Çurdina
TOP Momenti

Kreacioni shqiptar merr vëmendje në Festivalin e Kanës, artistja Kate Alexeeva shkëlqen e veshur nga stilistja Fortesa Çurdina

Momenti
Published: May 25, 2026









Aktorja dhe ish-mbretëresha e bukurisë, Kate Alexeeva – e njohur edhe si “Miss Universe Letonia”, ka tërhequr vëmendje në Festivalin e Filmit në Kanë me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, ku u shfaq me një veshje glamuroze dhe të kuruar në çdo detaj.

Your browser does not support the video tag.


Ajo që e bën këtë paraqitje edhe më të veçantë është fakti se për kreacionin e saj është kujdesur stilistja e njohur nga Prizreni, Fortesa Çurdina, duke sjellë kështu në një nga skenat më prestigjioze të botës së filmit një prekje të modës që vjen nga Kosova.

Your browser does not support the video tag.


Image


Në fotografitë e publikuara, Alexeeva shihet me një fustan të zi, të ngushtë dhe elegant, me prerje “strapless” që thekson linjat, ndërsa elementi që dominon të gjithë pamjen është detaji i argjendtë në formë rrjete, i cili nis nga qafa si një aksesor i veçantë dhe zbret poshtë me shkëlqim, duke krijuar një efekt unik dhe shumë modern në tapetin e kuq.


Kombinimi me flokët e kapura pas, grimin e theksuar, vathët elegantë dhe çantën “clutch” me shkëlqim e plotësoi paraqitjen e saj, duke e bërë një nga dukjet më të komentuara të festivalit.


Image


Përtej modës, kjo paraqitje është edhe një arritje e madhe për Kosovën, pasi një kreacion nga një stiliste kosovare arrin të prezantohet në tapetin e kuq të Kanës – aty ku vëmendja e mediave ndërkombëtare është maksimale dhe ku çdo paraqitje kthehet në lajm.


Kjo konsiderohet një tjetër dëshmi se dizajnerët dhe profesionistët e modës nga Kosova po depërtojnë gjithnjë e më shumë në skenën globale, duke e ngritur emrin e vendit në platforma prestigjioze ndërkombëtare. 


Image


source

You Might Also Like

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador
Pjesa e parë – Gjermania barazim me Ekuadorin, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kuraçaos
Valë e të nxehtit në Kosovë gjatë këtyre ditëve, rajoni i Dukagjinit në nivelin 2 – IHK u apelon qytetarëve për kujdes
IHMK paralajmëron rritje graduale të temperaturave, thirrje për mos ekspozim në diell
Gjermania dhe Bregu i Fildishtë sigurojnë dy pozitat e para në grupin E

You Might Also Like

Valë e të nxehtit në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, IHK apel qytetarëve për kujdes
TOP Momenti

Valë e të nxehtit në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, IHK apel qytetarëve për kujdes

June 25, 2026
Abdixhiku për Muhaxherin e Ahmetin: Kam hy në zjarr për ta, i kam ruajtur kur kanë bërë gafa
TOP Momenti

Abdixhiku për Muhaxherin e Ahmetin: Kam hy në zjarr për ta, i kam ruajtur kur kanë bërë gafa

June 25, 2026
Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
TOP Momenti

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

June 25, 2026
Mucunski: Jam tmerrësisht i zhgënjyer nga reagimi i Sofjes ndaj publikimit të notës nga udhëtimi i familjes së Kryeministrit në Bullgari
TOP Momenti

Mucunski: Jam tmerrësisht i zhgënjyer nga reagimi i Sofjes ndaj publikimit të notës nga udhëtimi i familjes së Kryeministrit në Bullgari

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?