By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi STOP krizës dhe bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi STOP krizës dhe bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën
Lajme

Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi STOP krizës dhe bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën

Momenti
Published: May 24, 2026

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar sot qindra profesionistë shëndetësorë nga mbarë vendi, ku ka theksuar se shëndetësia do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së udhëhequr nga ai.

Hamza tha se Kosova po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, e cila po reflektohet drejtpërdrejt edhe në sektorin e shëndetësisë, tek profesionistët dhe tek qytetarët.

Your browser does not support the video tag.

“Kur sistemi shëndetësor nuk funksionon si duhet, pasojat nuk maten vetëm me statistika. Ato maten me ankthin e familjeve, me pritjet e gjata, me mungesën e barnave, me lodhjen e mjekëve dhe infermierëve, me qytetarët që paguajnë gjithnjë e më shumë nga xhepi i tyre dhe me të rinjtë që po largohen nga vendi”, tha Hamza.

Ai theksoi se profesionistët shëndetësorë do të jenë partnerët kryesorë në transformimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi investime në infrastrukturë moderne, paga më të mira, pajisje mjekësore, zgjerim të shërbimeve dhe kushte më të mira pune për stafin.

Your browser does not support the video tag.

“Pas 7 qershorit, shëndetësia do të jetë prioritet kombëtar i qeverisë sonë. Jo vetëm në fjalë, por në investime, me paga më të mira, reforma konkrete dhe mbështetje për profesionistët shëndetësorë. Qytetarët kanë nevojë për një sistem që funksionon për ta”, deklaroi lideri i PDK-së.

Hamza tha se një shtet që investon në shëndetësi, investon në jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vet.

“Prandaj, më 7 qershor, le ta bëjmë bashkë ndryshimin. Për profesionistët shëndetësorë. Për pacientët. Për familjet tona. Për Kosovën që meriton më shumë. Ta ndalim krizën. Ta rikthejmë dinjitetin. Ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën”, shtoi ai.

Ndërsa kandidati për deputet i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se sektori publik shëndetësor po përballet me degradim të vazhdueshëm dhe mungesë të mbështetjes institucionale.

“Sot, përgjegjësia jonë është e qartë: t’i themi STOP kësaj krize. STOP neglizhencës ndaj shëndetësisë. STOP një sistemi që po lodh pacientët dhe po largon mjekët. Dhe bashkë, më 7 qershor, ta zgjedhim ndryshimin”, deklaroi Ismaili.

The post Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi STOP krizës dhe bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës
Ukraina godet sërish Dubnën, Rusia raporton vdekjen e një foshnjeje pas sulmit me dron
Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj
Rrahmani: Është obligim patriotik të mos lejohet vazhdimi i qeverisjes së VV-së
Jashari pret Serwerin dhe delegacionin amerikan, diskutohet për bashkëpunimin FSK-SHBA

You Might Also Like

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi
Lajme

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi

June 30, 2026
Halimi: Vetëgjyqësia dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë në rritjen e rasteve tragjike
Lajme

Halimi: Vetëgjyqësia dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë në rritjen e rasteve tragjike

June 30, 2026
Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi
Lajme

Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi

June 30, 2026
Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar
Lajme

Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?