By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit
TOP Momenti

Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit

Momenti
Published: May 24, 2026
SHARE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri  ka thënë se kthimi i Vjosa Osmanit në LDK ka ardhur pasi ajo beson që ndryshimi bëhet me LDK-në, pasi dikur kishte besuar që një gjë e tillë mund të ndodhë me Kurtin.

“Vjosa Osmani është presidentja e ardhshme e Republikës. Osmani para disa vitesh i është bashku LVV-së dhe z. Kurtit në proces politik, me besim për ndryshim e ka pa për pesë vjet që ai ndryshim me besim ma së miri ndodhë me LDK-në dhe është kthyer me vazhdua atë që beson”, ka thënë Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se Kurti dëshiron një president pa funksion dhe i ka penguar siç ka thënë ai puna e mirë që ka bërë Osmani në përfaqësimin e vendit.

Your browser does not support the video tag.

“z.Kurti po beson që presidenti i Republikës si institucion përfaqësues nuk duhet me qenë e sforcune, aq sa Vjosa Osmani e ka përfaqësua politikën e jashtme, sigurinë kombëtare. Z. Kurti këtë nuk pe donë, po donë president në letër, mu dok mirë dhe me mos me pas funksion. Por, këtë e bëjnë liderët e partive politike, nuk është që po ndodhë për herë të parë. Është besuar para 5 viteve në binomin Kurti –Osmani”, është shprehur Haziri.

Haziri ka thënë se gara në zgjedhjet parlamentare është mes Osmanit dhe Kurtit. Këtë bindje ai thotë se ka nga bisedat me qytetarët që sipas tij secilin që e pyet se për kë do të votoj, thonë “Osmanin ose Kurtin”.

“Gara është duke u zhvilluar mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit edhe është duke u ba për dy zyre kryesore që Kuvendi ka me realizua. LDK-ja me rrit rolin e vet që Vjosa Osmani mu nomin për president, ku merr vota të mjaftueshme. Ose Lumir Abdixhiku me u nominuar si kryeministër sipas rregullt të partisë që fiton ose nderon bashkëpunim me të tjerët”, ka thënë ai.

Vjosa Osmani është bartëse e listës së LDK-së dhe kandidate për presidente. Ajo u rikthye në LDK pas përfundimit të mandatit si presidente dhe mos kandidimit nga LVV edhe për një mandat.

Osmani ka filluar fushatën me akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sidomos në raportet me ShBA-në. Këto akuza të saj po kritikohen nga disa analistë politik, duke thënë se ajo po e bënë për fushatë dhe shqetësimet që po i ngrit është dashur t’i bëjë më herët.

 

 

 

 

source

You Might Also Like

Macet mund të jetojnë më gjatë falë një zbulimi japonez
Baleti Kombëtar i Kosovës mahnit publikun në Bogota me “Carmina Burana”
Partia Demokratike rikonfirmon Sali Berishën në krye të saj
Vedat Muriqi i mahnitshëm: Shënon tjetër gol për Mallorcan
“Qitja pikën: Krejt për shtet, shtet për krejt”, slogani i LVV-së për zgjedhjet e 7 qershorit

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?