Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka përfunduar faza e parë e restaurimit dhe konservimit të kullës së Adem Qerim Osdautaj në fshatin Isniq, një monument me rëndësi historike që daton nga fillimi i shekullit XIX.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit.
Sipas tij, kulla përfaqëson një simbol të familjes shqiptare dhe të qëndresës ndër breza, ndërsa faza përfundimtare e restaurimit pritet të nisë në një të ardhme të afërt.
“Investimi në trashëgimi kulturore është investim në kujtesën tonë kolektive, gjurmët historike, identitetin kombëtar dhe zhvillimin kulturor e turistik të vendit”, ka shkruar Kurti.

![Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore [Video] Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore [Video]](https://mlu3gxyhanxv.i.optimole.com/w:128/h:85/q:mauto/f:best/dpr:2/https://momenti.info/wp-content/uploads/2026/05/wp-header-logo-817.png)