By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: DASH riafirmoi mbështetjen për Kosovën, KFOR-in dhe transformimin e FSK-së, Maqedonci: Dëshmi e qartë e progresit në vend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
DASH riafirmoi mbështetjen për Kosovën, KFOR-in dhe transformimin e FSK-së, Maqedonci: Dëshmi e qartë e progresit në vend
TOP Momenti

DASH riafirmoi mbështetjen për Kosovën, KFOR-in dhe transformimin e FSK-së, Maqedonci: Dëshmi e qartë e progresit në vend

Momenti
Published: May 23, 2026

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka mirëpritur Raportin e Departamentit të Shtetit, i cili sipas tij, konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin dhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne, profesionale dhe multietnike të mbrojtjes territoriale.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se ky vlerësim paraqet një dëshmi të qartë të progresit të arritur nga Republika e Kosovës në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse.

Your browser does not support the video tag.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Lexoni të plotë postimin e ministrit në detyrë:

Mirëpresim Raportin e Departamentit të Shtetit i përgatitur për Kongresin mbi Politikën e Shteteve të Bashkuara për Promovimin e Stabilitetit Rajonal dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, i cili konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin dhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne, profesionale dhe multietnike të mbrojtjes territoriale.

Ky vlerësim paraqet një dëshmi të qartë të progresit të arritur nga Republika e Kosovës në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, në përputhje me standardet euro-atlantike dhe në partneritet të ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë. Përkrahja amerikane ka qenë dhe mbetet vendimtare në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një force të aftë për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

Po ashtu, vlerësojmë lart njohjen e rolit të Kosovës si kontribuuese në sigurinë ndërkombëtare. Angazhimi ynë për t’iu bashkuar përpjekjeve shumëkombëshe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dëshmon se Kosova është një partner i besueshëm dhe një kontribuues aktiv në sigurinë rajonale dhe globale. Kjo pasqyron qartë transformimin e Kosovës nga konsumues i sigurisë në ofrues të saj.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, në forcimin e bashkëpunimit me aleatët strategjikë dhe në avancimin e aspiratës sonë të palëkundur për integrim të plotë euro-atlantik. /Telegrafi/

You Might Also Like

Shtatë të dyshuar të rinj për transportimin e marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi
Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro
Mustafa: PDK nuk do të heshtë karshi bllokadës së Kurtit
Arrestohet në Jarinë një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve
Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Daut Haradinaj kërkon sqarime për kontratën e KEK me RMV: Ne blejmë rrymë 1 milard euro, edhe nga shteti që po i shesim qymyr
Daut Haradinaj kërkon sqarime për kontratën e KEK me RMV: Ne blejmë rrymë 1 milard euro, edhe nga shteti që po i shesim qymyr
Lajme
Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, EMV-ja dhe KEK-u nënshkruan marrëveshje
Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, EMV-ja dhe KEK-u nënshkruan marrëveshje
Lajme
Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë
Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë
Lajme
PDK, LDK dhe Aleanca e refuzuan ftesën, a do të mbajë Haxhiu takim veç me Kurtin nesër?
PDK, LDK dhe Aleanca e refuzuan ftesën, a do të mbajë Haxhiu takim veç me Kurtin nesër?
Lajme
33-vjeçari, A.M., arrestohet në flagrancë për “vjedhje e rëndë” në një shtëpi në Prishtinë
33-vjeçari, A.M., arrestohet në flagrancë për “vjedhje e rëndë” në një shtëpi në Prishtinë
Lajme

You Might Also Like

Privohen nga liria 8 shoferë, drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit
TOP Momenti

Privohen nga liria 8 shoferë, drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

August 17, 2026
Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj
TOP Momenti

Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

August 17, 2026
“Mos targetoni shqiptarët”, ambasadori shqiptar kritika të djathtës britanike
TOP Momenti

“Mos targetoni shqiptarët”, ambasadori shqiptar kritika të djathtës britanike

August 17, 2026
BDI: VLEN-it ia dhanë ministrinë, por kulturën vazhdon ta drejtojë OBRM-PDUKM
TOP Momenti

BDI: VLEN-it ia dhanë ministrinë, por kulturën vazhdon ta drejtojë OBRM-PDUKM

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?