By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Identifikohen viktimat e tragjedisë në Maqedoni të Veriut, mes tyre babë e bir
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Identifikohen viktimat e tragjedisë në Maqedoni të Veriut, mes tyre babë e bir
Lajme

Identifikohen viktimat e tragjedisë në Maqedoni të Veriut, mes tyre babë e bir

Momenti
Published: May 22, 2026

Janë identifikuar viktimat dhe të përfshirët në aksidentin tragjik që ndodhi një natë më parë në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona humbën jetën pas përplasjes së fuqishme mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Sipas raportimeve të Alsat-M, policia tashmë ka konfirmuar zyrtarisht numrin e katër viktimave që ndodheshin në automjetin BMW me targa të Shkupit. Sipas të dhënave të siguruara, mes viktimave kanë qenë edhe dy familjarë, babë e bir. Viktimat janë identifikuar si R.V. (51 vjeç, i lindur në vitin 1975) dhe bashkëudhëtari A.V. (20 vjeç, i lindur në vitin 2005), të dy me mbiemrin Velkov. Bashkë me ta jetën e humbën edhe dy të rinj të tjerë, P.M. (20 vjeç, i lindur në vitin 2005) dhe M.GJ. (20 vjeç, po ashtu i lindur në vitin 2005)

Your browser does not support the video tag.

ALSAT raporton më tej duke iu referuar burimeve se drejtuesi i kamionit është B.B. me mbiemrin Behrami, 76-vjeçar, i lindur në vitin 1950, i cili drejtonte një kamion të tipit “MAN” me gjysmërimorkio dhe targa kosovare KS-475-XD. Sipas informacioneve paraprake hetimore, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka kaluar mbi gardhin metalik ndarës dhe ka hyrë në korsinë e kundërt, ku është përplasur drejtpërdrejt me veturën “BMW” që drejtohej nga R.V. nga Shkupi. Përplasja rezultoi fatale, ndërsa menjëherë pas goditjes vetura BMW u përfshi nga flakët dhe u dogj pothuajse tërësisht. Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe dëmtimeve të rënda, identifikimi i viktimave kërkoi orë të tëra hetimesh dhe ekspertize nga ekipet e mjekësisë ligjore.

Një natë më parë, burime policore kishin ngritur shumë pista dhe identitete, megjithatë hetimet e mëvonshme dhe identifikimi zyrtar konfirmuan se automjeti drejtohej nga 51-vjeçari R.V. Në vendngjarje vazhdojnë ekzaminimet teknike dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi në atë segment rrugor u zhvillua për disa orë me devijime dhe masa të rrepta sigurie.

The post Identifikohen viktimat e tragjedisë në Maqedoni të Veriut, mes tyre babë e bir appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ish-drejtori i AUV’it për inspektimin në VITA: Mostrat merren edhe në pika të shitjes, rezultatet s’mund të vonohen më shumë se 72 orë
Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në e pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Hashim Thaçin
Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së

LEXO GJITHASHTU

PDK akuzon Kurtin për shkelje kushtetuese: Po e mban peng konstituimin e Kuvendit
PDK akuzon Kurtin për shkelje kushtetuese: Po e mban peng konstituimin e Kuvendit
TOP Momenti
A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
TOP Momenti
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin
TOP Momenti
Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë
Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë
TOP Momenti
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
TOP Momenti

You Might Also Like

Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59
Lajme

Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59

August 7, 2026
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Lajme

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00

August 7, 2026
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë

August 7, 2026
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?