By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prostitucion në qendër të Prishtinës: I sollën nga Amerika Latine, i çuan burra në banesë për marrëdhënie intime e më pas i rrahën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prostitucion në qendër të Prishtinës: I sollën nga Amerika Latine, i çuan burra në banesë për marrëdhënie intime e më pas i rrahën
TOP Momenti

Prostitucion në qendër të Prishtinës: I sollën nga Amerika Latine, i çuan burra në banesë për marrëdhënie intime e më pas i rrahën

Momenti
SHARE




Prostitucion në qendër të Prishtinës: I sollën nga Amerika Latine, i çuan burra në banesë për marrëdhënie intime e më pas i rrahën
Foto: Laura Hasani





Një grup i organizuar kriminal dyshohet se ka vepruar në Prishtinë nga viti 2021 deri në korrik 2024. Të akuzuarit janë Fabiana Anais Cobo Vegas, Batuhan Beyoglu, Liridon Jashanica, Elton Lecaj. Që të katërt, sipas marrëveshjes paraprake me Geri Hoxhën, Reando Bibën dhe Astrit Qiriqin, kanë vepruar si grup.


Dosja e Prokurorisë:


Hoxha dhe Biba, të dy shtetas të Shqipërisë, dyshohen se fillimisht kanë vizituar Kosovën për të vlerësuar kërkesën për shërbime eskorte, ndërsa më pas, në bashkëpunim me Vegas, kanë krijuar një grup të organizuar kriminal me role të ndara.


Vegas akuzohet se ka udhëhequr dhe mbikëqyrur grupin, duke rekrutuar gra përmes mashtrimit dhe duke i lidhur me anëtarët e tjerë të grupit. Viktimat, sipas aktakuzës, nga vendet e Amerikës Latine janë transportuar nga Aeroporti i Tiranës drejt Kosovës dhe janë strehuar në banesa në Prishtinë.


Fitimet kanë variuar nga 50 deri në 300 euro për shërbim, ndërsa aktiviteti dyshohet se është menaxhuar në mënyrë të organizuar me role të ndara brenda grupit.


Më tej, Jashanica dhe Lecaj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave dhe më pas janë bërë kërcënime serioze ndaj tyre për t’i detyruar të vazhdojnë aktivitetin.


Në aktakuzën e ngritur në vitin 2025 thuhet se:


Në telefonin e Vegas janë gjetur prova se ajo kishte llogari në platformën “Euro Escorts” me nofkën “Kali” dhe komunikime në WhatsApp e SMS për organizimin e shërbimeve seksuale me pagesë, përfshirë dakordimin e çmimeve, lokacioneve dhe shkëmbimin e fotografive të pagesave.


Në pajisjet e saj janë gjetur biseda për organizimin e udhëtimeve të vajzave nga Tirana në Prishtinë, si dhe materiale audio, video dhe transaksione financiare, ku përmendet edhe Geri Hoxha.


Ajo në Prokurori ka mohuar përfitimin nga ky aktiviteti.


Nga ana tjetër, Prokuroria thotë se nga telefoni i Batuhan Beyoglut janë gjetur prova që ai menaxhonte profile eskortash në “Euro Escorts” dhe organizonte termine për vajzat kundrejt pagesës.


Sipas hetimeve, në komunikimet mes Beyoglut dhe Vegas në WhatsApp dominonin biseda lidhur me substanca narkotike, ndërsa në pajisje janë gjetur edhe fotografi që e lidhin atë me konsum dhe kultivim marihuane.


Në prokurori ai ka pohuar gjithashtu se Vegas menaxhonte aktivitetin dhe mbante një pjesë të fitimeve nga shërbimet seksuale, ndërsa klientët paguanin përmes saj.


Ai ka deklaruar se posedonte disa banesa në Prishtinë, të cilat i jepte me qira ditore përmes platformave si Airbnb dhe Booking.com, dhe se njëra prej tyre i ishte dhënë me qira Fabiana Vegas dhe një shoqeje të saj. Sipas tij, ai kishte vërejtur se në banesë frekuentonin persona të ndryshëm dhe ishte në dijeni se aty ushtrohej prostitucion, përfshirë edhe shtetase latino-amerikane.


Procedurë e veçuar për dy të dyshuarit e tjerë


Sipas Prokurorisë, ndaj Hoxhës dhe Bibajt hetimet ishin pezulluar më 25 gusht 2025 pasi nuk ishin të qasshëm për organet e hetuesisë dhe nuk dihej vendndodhja e tyre, gjë që pamundësoi verifikimin e dyshimeve.


Më pas, ata u arrestuan më 16 prill 2026, dhe Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e paraburgimit. Megjithatë, më 17 prill 2026, gjykata vendosi lirimin e tyre me dorëzani, pasi secili kishte ofruar nga 15 mijë euro, duke vlerësuar se paraburgimi do të ishte masë e rëndë në atë fazë të procedurës.


Ndaj tyre janë duke vazhduar hetimet, ndërkaq në gusht të vitit 2025 prokurorja Fikrije Fejzullahu ka ngritur aktakuzë:


Fabiana Anais Cobos Vega dhe Batuhan Beyoglu akuzohen për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprën penale “Trafikim me njerëz”.


Përveç kësaj, Batuhan Beyoglu akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Ndërkaq, Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj akuzohen për veprën penale të grabitjes, si dhe secili veç e veç për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.


Deklaratat e dy të dëmtuarave dhënë para gjykatës


Dayana. L. ka deklaruar se është nga Venezuela dhe jetonte në Meksikë, ku kishte punuar si kuzhiniere. Sipas saj, për herë të parë në Kosovë kishte ardhur në vitin 2023 dhe kishte qëndruar për 12 ditë për vizitë. Ajo ka deklaruar se ishte njohur me një person të quajtur Fabiana, e cila i kishte thënë se merrej me organizim udhëtimesh.


Sipas saj, më pas ishte rikthyer në Evropë, gjatë asaj kohe Fabiana i kishte kërkuar të vinte në Kosovë. Dayana L., ka pretenduar se pas mbërritjes ishte dërguar në një banesë ku qëndronte bashkë me shoqen e saj Helena R., Fabianën dhe Batuhan. Fillimisht, sipas saj, i ishte thënë se do të punonte me udhëtime, por më vonë ishte përfshirë në prostitucion. Ajo ka deklaruar se këtë punë e kishte bërë për rreth një javë dhe se kishte fituar rreth 1 mijë euro, para të cilat duhej t’ia dorëzonte Fabianës, e cila më pas ndante fitimin. Dayana ka pretenduar se çmimet caktoheshin nga Fabiana, ndërsa kontaktet me klientët menaxhoheshin po ashtu prej saj.


Ajo ka deklaruar se kishin qenë të lira të dilnin nga banesa dhe se posedonin pasaporta dhe telefona. Sipas saj, fotografitë e tyre në internet i kishte publikuar Fabiana, ndërsa pasi i kishin parë ato, ajo dhe e dëmtuara tjetër Helen R., kishin hyrë në llogari dhe kishin ndryshuar fjalëkalimet.


Dëshmitarja ka deklaruar se tetë ditë pas ardhjes së saj në Prishtinë ishte sulmuar fizikisht. Sipas saj, Liridon Jashanica kishte komunikuar me Helenën për të ardhur në banesë. Ajo ka pretenduar se në derë ai kishte qenë me një person tjetër, ndërsa pasi ishte hapur dera, të dy kishin hyrë brenda dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Dayana ka deklaruar se më pas Liridoni kishte zbritur poshtë për t’ia hapur derën edhe një personi të tretë, i cili fliste spanjisht. Sipas saj, njëri nga sulmuesit i kishte goditur edhe me “boks të hekurit”. Ndërsa kishin kërkuar para në apartament.


Ajo ka pretenduar se pasi ia kishin dhënë paratë, personi që i kërkonte ato nuk i kishte goditur, ndërsa dy të tjerët kishin vazhduar dhunën. Dayana ka deklaruar se më pas Liridoni kishte qëndruar në banesë dhe i kishte fotografuar ato të gjakosura me pasaportat në duar. Përmes Google Translate, sipas saj, ai u kishte thënë se nëse lëviznin, do të ktheheshin dhe do t’i vrisnin.


Sipas dëshmisë së saj, drogën e kishte blerë nga Batuhani. Ajo ka deklaruar se kishte tentuar ta telefononte policinë pas sulmit, por nuk ishte kuptuar për shkak të gjuhës. Më pas kishte dalë në dritare dhe kishte bërtitur, ndërsa një fqinj kishte dëgjuar dhe kishte njoftuar policinë.


Dayana ka pretenduar se dyshon që Fabiana kishte organizuar sulmin ndaj tyre, pasi në banesë ishte vendosur një kamerë që, sipas saj, monitorohej nga një punëtor i Batuhanit. Ajo ka deklaruar se bashkë me Helenën kishin diskutuar të largoheshin nga Kosova dhe të blinin bileta, ndërsa pretendon se Fabiana i kishte dëgjuar dhe kishte dërguar personat për t’i sulmuar.


Megjithatë, Dayana ka deklaruar se nuk ishte detyruar të ofronte shërbime seksuale kundrejt pagesës. Ajo ka pretenduar se banesa ishte në pronësi të Batuhanit dhe se ai ndodhej aty herë pas here kur kishte “klientë”. Gjithashtu avokatja e Batuhanit ka deklaruar se personi që kishte lajmëruar policinë ishte axha i Batuhanit.


Sipas saj, Batuhani i kishte organizuar “klientët” për Helenën. Ajo ka deklaruar se pasi policia i kishte marrë, personat që i kishin sulmuar ishin kthyer dhe kishin dëmtuar kamerën e banesës. Dayana ka pretenduar se sulmi kishte zgjatur rreth 40 minuta deri në një orë dhe se gjatë ngjarjes i ishin marrë 1,900 euro, prej të cilave 1 mijë euro nga “shërbimet” dhe 900 euro nga kursimet.


Ndërkaq, Helen ka deklaruar se është nga Kolumbia dhe se kishte punuar në një kompani tekstili. Sipas saj, më 15 maj 2024 kishte ardhur në Kosovë pasi fillimisht kishte udhëtuar për Itali për punë. Ajo ka deklaruar se një shoqe i kishte dhënë numrin e Fabianës dhe i kishte thënë se ajo merrej me udhëtime.


Helen ka pretenduar se paraprakisht i ishte thënë se do të udhëtonin pas tri ditësh, por pasi kishte ardhur në Kosovë, Fabiana i kishte bërë disa fotografi për t’i publikuar dhe më pas i kishte thënë se nuk do të udhëtonin. Sipas saj, “klientët” menaxhoheshin nga Fabiana dhe pagesat për shërbimet varionin nga 150 deri në 300 euro. Ajo ka deklaruar se “klientët” që paguanin 300 euro mund të konsumonin edhe drogë në banesë.


Helen ka pretenduar se nga 300 euro, asaj i jepeshin vetëm 75 euro. Ajo ka deklaruar se kishte qenë e lirë të dilte nga banesa, por kishte dashur të largohej nga Kosova, ndërsa Fabiana i kishte thënë se mund të mos ishte e sigurt nëse largohej nga prania e saj. Sipas saj, përveç tyre, paratë i merrte edhe një person tjetër që përgjigjej në telefonata.


Ajo ka deklaruar se fotografitë e tyre ishin publikuar në një faqe të quajtur “Euro Girls Escort”, ndërsa në një fletore kishte parë fjalëkalimet e llogarive ku postoheshin fotografitë. Sipas saj, disa nga ato fjalëkalime i kishin ndryshuar së bashku me Dayanen.


Helene ka deklaruar se natën e sulmit ishte rrahur nga Liridon Jashanica dhe se ai, përmes Google Translate, në spanjisht i kishte thënë të mos lëvizte sepse do ta vriste. Ajo ka pretenduar se gjatë sulmit i ishin vjedhur 3,270 euro.


Sipas dëshmisë së saj, nuk kishte mundur të largohej nga Kosova pasi Fabiana i kishte thënë se kishte lidhje me policinë dhe doganën.


Provat e prokurorisë perforcojnë deklarimet e të dëmtuarve


Sipas aktakuzës, më 29 korrik 2024, Jashanica dhe Lecaj, në bashkëkryerje dhe të nxitur nga Qiriqi, dyshohen se kanë shkuar në një apartament në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ku ishin të strehuara dy viktima të dyshuara të trafikimit.


Prokuroria pretendon se ata, përmes forcës dhe kanosjes, u kanë marrë viktimave rreth 4,600 euro, kanë dëmtuar banesën dhe i kanë goditur ato me grushte dhe mjete metalike, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.


Po ashtu, sipas aktakuzës, dy nga të pandehurit dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me viktimat duke qenë në dijeni se ato ishin të trafikuara dhe duke paguar për shërbime seksuale, çka Prokuroria e ka kualifikuar si “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”. /Insajderi


source

You Might Also Like

Në SHBA riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje
“Starmer në prag të rrëzimit politik”, kryeministri britanik para një mbledhje kritike të kabinetit të tij
Ministrja bullgare Çamova tha se u takua me Mucunskin, ai thotë: Nuk ishte takim
Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president
Kapen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën e një shtetasi të Serbisë në Merdarë
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Kritikohet gjuha polarizuese e Partive Politike
Lajme

Kritikohet gjuha polarizuese e Partive Politike

Momenti
Momenti
May 17, 2026
Ish-deputeti Driton Hyseni tregon arsyet e moskandidimit për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
Dardan Molliqaj propozon zgjidhje kalimtare për krizën politike në vend
Mexhiti: VLEN do të jetë parti e qendrës së djathtë
Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?