By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka 
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka 
Lajme

“16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka 

Momenti
Published: September 8, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e ka cilësuar 16 shtatorin si një datë historike për Kosovën, duke thënë se verdikti që pritet të shpallet atë ditë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen e vendit.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Behrami tha se kjo datë mund të ndryshojë jo vetëm të tashmen dhe të ardhmen, por edhe mënyrën se si kuptohet e kaluara e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

“Unë mendoj që këto ditë është vetëm një datë e rëndësishme për Kosovën, nuk është 9 shtatori, nuk është ndoshta edhe i 12-ti, edhe pse është shumë i rëndësishëm, është 16 shtatori. Sepse për herë të parë në historinë e Kosovës e kemi një ditë, një datë, që mund ta ndryshojë jo vetëm të tashmen, të sotmen, jo vetëm edhe të ardhmen, por mund ta ridefinojë edhe të kaluarën tonë. Pra është një datë që mund t’i ridefinojë të gjitha kohërat dhe historinë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Behrami.

Tutje, ai u shpreh se në këtë datë “mundet me ndërru gjithçka për të mirë e për të keq”, kurse sipas tij, “debatet se kush e merr një votë më shumë, debatet se kush i ka fajet më shumë, debatet se a po e çojmë vendin në zgjedhje me 27 dhjetor a me 20 dhjetor, debatet se cila parti ka faj më shumë e më pak, janë debate fataliste”.

Behrami ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të jetë i konstituar para kësaj date, duke theksuar se institucionet duhet të jenë të gatshme për çdo skenar pas vendimit në Hagë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që më 16 shtator të jenë në Kuvend dhe ta presin aty vendimin.

The post “16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka  appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas glorifikimit të Mlladiqit
Peci deklarohet pas takimit me numrin dy të KFOR’it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit
Peci takon komandantin e KFOR-it Collina: Jemi të angazhuar të krijojmë mundësi të gjithëpërfshirjes
Ndërtesa e një kanali televiziv ukrainas goditet nga një dron rus, pesë të vrarë në Kiev
AAK thotë se do të koordinohet me PDK dhe LDK për dërgimin e seancës së 9 shtatorit në Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

Mexhiti: Barazia dhe multietniciteti janë baza e Maqedonisë së Veriut që po ndërtojmë
Mexhiti: Barazia dhe multietniciteti janë baza e Maqedonisë së Veriut që po ndërtojmë
TOP Momenti
Aleanca do të kërkojë referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese
Aleanca do të kërkojë referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese
TOP Momenti
QMK: Janë regjistruar nëntë zjarre aktive në hapësira të hapura në Maqedoni
QMK: Janë regjistruar nëntë zjarre aktive në hapësira të hapura në Maqedoni
TOP Momenti
AAK thotë se do të koordinohet PDK dhe LDK për dërgimin e seancës së 9 shtatorit në Kushtetuese
AAK thotë se do të koordinohet PDK dhe LDK për dërgimin e seancës së 9 shtatorit në Kushtetuese
Lajme
Mladenov reagon pasi FSK u bë pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gaza: Mirë se vini, Kosovë
Mladenov reagon pasi FSK u bë pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gaza: Mirë se vini, Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Kurti ndan pak kohë për arkeologji, viziton punimet në parkun e Ulpianës
Lajme

Kurti ndan pak kohë për arkeologji, viziton punimet në parkun e Ulpianës

September 8, 2026
Gjini: Jemi dakorduar të mos marrim pjesë në seancën e nesërme
Lajme

Gjini: Jemi dakorduar të mos marrim pjesë në seancën e nesërme

September 8, 2026
OEK: Rezultatet e PISA 2025 alarm për arsimin dhe ekonominë
Lajme

OEK: Rezultatet e PISA 2025 alarm për arsimin dhe ekonominë

September 8, 2026
“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, kreu i OVL-UÇK-së fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit
Lajme

“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, kreu i OVL-UÇK-së fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?