Zyrtari i Gjykatës së Prishtinës në pranga – krijoi dosje fiktive dhe ia mundësoi një shtetasi serb në arrati t’ia tjetërsojë një banesë në Matiçan

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka rezultuar me arrestimin e një zyrtari të lartë administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili dyshohet për përfshirje në dallavere me prona, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Pas hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, sot është ndaluar për 48 orë i dyshuari me inicialet A.B., i cili mbante pozitën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sinjali mëson se i dyshuari ra në pranga nën dyshimet e bazuara se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas dosjes hetimore, A.B. dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të tjerët, ka sajuar një dosje fiktive. Ai dyshohet se ka vënë vulën e vërtetësisë mbi kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar “Kontratë për shitblerje”.

Nga këto veprime të kundërligjshme, dyshohet se ka përfituar një shtetas i Serbisë me inicialet M.B., i cili aktualisht gjendet në arrati. Falë dokumentacionit të falsifikuar dhe të vulosur nga zyrtari i gjykatës, shtetasit serb i është mundësuar që në Zyrën Kadastrale në Prishtinë ta regjistrojë në emër të tij një pronë banesore me sipërfaqe prej 55.89 metra katrorë, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale në Matiçan.

Ndaj të dyshuarit A.B., Prokurori i Shtetit pritet që brenda afatit ligjor të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të gjithë personat e përmendur në këtë rast konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shiroka Pula takohet me ambasadoren Ziv, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Shiroka Pula takohet me ambasadoren Ziv, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja është parti e shtrirë nga Likova deri në Strugë, VLEN-i nuk ka potencë politike

Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja është parti e shtrirë nga Likova deri në Strugë, VLEN-i nuk ka potencë politike

A mund të bëhet konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronareve jo-kundërvajtës? Gjykata Administrative me vendim

A mund të bëhet konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronareve jo-kundërvajtës? Gjykata Administrative me vendim