Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën me Courtois

Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën me Courtois

Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën me Courtois

Thibaut Real Madridi ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me portierin belg Thibaut Courtois, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin madrilen deri në vitin 2028.

Sponsor 3M Express

Kontrata e mëparshme e 34-vjeçarit ishte e vlefshme deri në fund të këtij sezoni, por palët kanë arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet të tjera.

Courtois vazhdon të jetë një prej portierëve më të mirë në botë dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm në formacionin e Real Madridit, ku gëzon statusin e titullarit të padiskutueshëm.

Gardiani belg ka zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon, duke qenë një prej figurave kryesore në serinë prej tetë fitoreve radhazi që madrilenët kanë regjistruar në të gjitha garat.

Gjatë aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”, Courtois ka zhvilluar gjithsej 348 ndeshje dhe ka fituar 14 trofe me fanellën e gjigantit spanjoll.

Rëndësia e tij pritet të jetë edhe më e madhe në vazhdim të sezonit, pasi Real Madridi synon t’i japë fund periudhës pa trofe, pas dy edicioneve radhazi zhgënjyese.

Me këtë rinovim, klubi madrilen siguron vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës për të paktën edhe dy sezone të tjera. /Telegrafi/

Lexo edhe

UNICEF alarmon për ushqyerjen e fëmijëve në Kosovë: 57% konsumojnë ushqime jo të shëndetshme, mungojnë mensat në shkolla

UNICEF alarmon për ushqyerjen e fëmijëve në Kosovë: 57% konsumojnë ushqime jo të shëndetshme, mungojnë mensat në shkolla

Barcelona i përgjigjet ofertave prej 100 milionë eurosh për Fermin Lopez

Barcelona i përgjigjet ofertave prej 100 milionë eurosh për Fermin Lopez

Drançolli tregon për mbledhjen e 22 tetorit, tri ditë para vrasjes së Arlinda Zekajt

Drançolli tregon për mbledhjen e 22 tetorit, tri ditë para vrasjes së Arlinda Zekajt