Zvicra mposht thellë Skocinë

Zvicra mposht thellë Skocinë

Zvicra mposht thellë Skocinë

Zvicra e ka vazhduar ecurinë pa humbje në këtë edicion të garës, duke e përfunduar fazën e grupeve me pesë fitore dhe një barazim.

Skocia, e cila kishte nevojë vetëm për fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në dy pozitat e para, nuk arriti t’i bëjë ballë kundërshtarit.

Sponsor 3M Express

Golin e parë zviceranëve ua ka dhuruar vetë Skocia. Në minutën e njëzet e katërt, Lewis Ferguson e ka devijuar gabimisht topin në portën e tij, pas një harkimi të Zachary Athekames.

Skocia ka pasur mundësi për ta barazuar rezultatin, por John McGinn nuk ka arritur ta shfrytëzonjë një rast të mirë para përfundimit të pjesës së parë.

Menjëherë pas pushimit, Zvicra e ka dyfishuar epërsinë. Pas një aksioni të bukur me pasime, Remo Freuler ka asistuar për Samuel Balletin, i cili ka shënuar për 2:0.

Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e pesëdhjetë, Alvyn Sanches e ka realizuar golin e tretë me një goditje të fortë nga jashtë zonës së rreptësisë.

Skocia ka pasur disa mundësi për të ngushtuar rezultatin, por as Ferguson e as Scott McTominay nuk kanë arritur të shënojnë. Në minutat e fundit, Zeki Amdouni e ka vulosur fitoren 4:0 për Zvicrën, pas një goditje që është devijuar nga mbrojtja skoceze.

Kjo fitore dëshmoi edhe një herë forcën e Zvicrës, e cila e kishte siguruar vendin e parë në grup edhe para kësaj ndeshjeje, por nuk u ndal dhe e mbylli fazën e grupeve me një tjetër paraqitje bindëse.

Në anën tjetër, Skocia e përfundoi garën në vendin e tretë, me tri humbje në gjashtë ndeshje. Problemi kryesor i saj ishte mungesa e efikasitetit në sulm, pasi arriti të shënonte vetëm një gol në ndeshjet kundër Zvicrës dhe Sllovenisë.

Në ndeshjen tjetër, Sllovenia ka fituar kundër Mqedonisë së Veriut. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Figo, mercenar” – Ish-ylli i Realit ‘kapet keq’ me politikanin spanjoll

“Figo, mercenar” – Ish-ylli i Realit ‘kapet keq’ me politikanin spanjoll

Policia ndalon një veturë në mes të natës në Gjilan – tre të rinj kapen me marihuanë, mes tyre një 18-vjeçare

Policia ndalon një veturë në mes të natës në Gjilan – tre të rinj kapen me marihuanë, mes tyre një 18-vjeçare

FC KEK pranë marrëveshjes me Sedat Pajazitin, pritet të marrë një rol kyç në projektin e ri të klubit

FC KEK pranë marrëveshjes me Sedat Pajazitin, pritet të marrë një rol kyç në projektin e ri të klubit