Zviceranët renditen të 27-tët në botë për zotërimin e anglishtes, shumë prapa gjermanëve dhe austriakëve

Zvicra renditet në vendin e 27-të në botë për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, duke mbetur dukshëm prapa vendeve fqinje, Gjermanisë dhe Austrisë, sipas indeksit të ri të publikuar nga shkolla ndërkombëtare e gjuhëve EF.

Sponsor 3M Express

Në edicionin e vitit 2026 të Indeksit të Aftësive në Anglisht (EF English Proficiency Index), Zvicra ka grumbulluar 557 pikë, duke u renditur e 20-ta në Evropë.

Ndërkohë, Suedia kryeson renditjen botërore me 615 pikë, ndërsa Austria pozicionohet në vendin e dytë dhe Gjermania në vendin e katërt në Evropë, shkruan TheLocal.ch

Edhe pse në pamje të parë Zvicra është ngjitur për tri pozita krahasuar me renditjen e vitit të kaluar, të dhënat tregojnë një rënie të nivelit të përgjithshëm të njohjes së anglishtes, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi tri shtete që vitin e kaluar ishin përpara Zvicrës, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Zambia, nuk janë përfshirë në indeksin e ri.

Në të vërtetë, rezultati i Zvicrës ka rënë për shtatë pikë.

Studimi nxjerr në pah se zviceranët kanë aftësi më të mira në kuptimin dhe leximin e anglishtes, me 554 dhe 582 pikë, përkatësisht, ndërsa rezultatet janë më të dobëta në të folur dhe në shkrim, ku kanë grumbulluar 512 dhe 532 pikë.

Pavarësisht kësaj, anglishtja po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në Zvicër, veçanërisht në tregun e punës. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, 23% e popullsisë së punësuar e përdor rregullisht anglishten në vendin e punës.

Përdorimi i kësaj gjuhe është më i përhapur në kantonet me numër më të madh të banorëve të huaj. Në Zug, 14.1% e popullsisë mbi moshën 15-vjeçare e ka anglishten si gjuhë kryesore, ndërsa në Bazel kjo përqindje është 12.5.

Në Cyrih, 10.8% e banorëve flasin anglisht, ndërsa në Gjenevë kjo shifër arrin në 11.8%.

Kujtojmë se të dhënat e indeksit bazohen në rezultatet e rreth 2.3 milionë të rriturve nga 117 shtete, të cilët iu nënshtruan testit online gjatë vitit 2025./Telegrafi/

Lexo edhe

Kabayel reagon pas fitores ndaj Nelson Hysës: Kam punuar jashtëzakonisht fort për këtë ndeshje

Kabayel reagon pas fitores ndaj Nelson Hysës: Kam punuar jashtëzakonisht fort për këtë ndeshje

Rivalët politikë në Izrael zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund bllokadës zgjedhore

Rivalët politikë në Izrael zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund bllokadës zgjedhore

Pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, tre të arrestuar

Pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, tre të arrestuar