Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në Klinë, në orët e para të së dielës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 00:20, kur i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar policin që i kishte shqiptuar gjobë për shkaktimin e një aksidenti trafiku.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Burimi: RTKLive





