​ ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

​ ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

​ ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur auditimin për të vlerësuar sa efektivisht institucionet përgjegjëse monitorojnë dhe mbikëqyrin furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm.

Sponsor 3M Express

Auditimi i performancës, me temën “Efektiviteti i monitorimit dhe mbikëqyrjes së furnizimit me ujë të pijshëm”, do të përfshijë periudhën nga janari 2024 deri në shtator 2026.

Sipas ZKA-së, qëllimi është të vlerësohet efektiviteti i masave institucionale për sigurimin e qasjes në shërbimet publike të ujësjellësit, vazhdimësia e furnizimit dhe identifikimi me kohë i rreziqeve që mund të cenojnë sigurinë e ujit të pijshëm.

Në fokus të auditimit do të jetë Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), ndërsa si raste studimi janë përzgjedhur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Po ashtu, auditimi do të përfshijë proceset e monitorimit të cilësisë së ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Përmes këtij procesi, ZKA synon të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse po ndërmarrin masa efektive për mbikëqyrjen e furnizimit dhe trajtimin e rreziqeve që mund të ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e ujit.

Auditimi po realizohet në kuadër të Planit Vjetor të Auditimit 2026–2027, në koordinim me Iniciativën për Zhvillim të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI).

Ky proces ndërlidhet edhe me Objektivin 6 të Zhvillimit të Qëndrueshëm, që synon sigurimin e qasjes në ujë të pijshëm të sigurt për të gjithë.

ZKA ende nuk ka publikuar gjetje apo përfundime, pasi auditimi është në fazën fillestare.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Rashiq ironizon Listën Serbe: Më vjen mirë që po merrni pjesë në punën e Kuvendit

Rashiq ironizon Listën Serbe: Më vjen mirë që po merrni pjesë në punën e Kuvendit

“Të paktën unë dalë me femra”, Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK

“Të paktën unë dalë me femra”, Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK

Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike

Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike