Zhvillim i ri në rastin Negreira, Barcelona ende nuk dorëzon dokumentet

Zhvillim i ri në rastin Negreira, Barcelona ende nuk dorëzon dokumentet

Zhvillim i ri në rastin Negreira, Barcelona ende nuk dorëzon dokumentet

Barcelona ende nuk i ka dorëzuar raportet financiare dhe ato të auditimit, të cilat janë kërkuar nga Real Madridi në kuadër të hetimeve për rastin Negreira, raporton mediumi spanjoll El Debate.

Sponsor 3M Express

Klubi madrilen kërkon qasje në dokumentacionin që përfshin menaxhimin financiar të Barcelonës gjatë periudhës 2010–2021.

Bëhet fjalë për raporte të përgatitura nga kompanitë e njohura të auditimit dhe konsulencës KPMG, PwC, Deloitte dhe Kroll.

Real Madridi beson se këto dokumente mund të ofrojnë informacione shtesë lidhur me pagesat që Barcelona kishte bërë ndaj kompanive të lidhura me ish-zyrtarin e gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira.

Kërkesa e klubit madrilen ishte pranuar pjesërisht nga Gjykata Provinciale e Barcelonës, pasi fillimisht ishte refuzuar nga gjyqtari që po udhëheq hetimet.

Ndërkohë, hetimi ka përfunduar seancat e planifikuara të dëshmitarëve, duke bërë që dokumentacioni financiar të mbetet një prej çështjeve kryesore që ende duhet të shqyrtohen nga gjyqtarja Alejandra Gil, para se të vendosë nëse rasti do të dërgohet në gjykim.

Barcelona, nga ana tjetër, ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se pagesat ndaj kompanive të lidhura me Negreiran kishin të bënin me shërbime konsulence dhe raporte mbi gjyqtarët, duke mohuar se ato kishin për qëllim ndikimin në vendimet e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve. /Telegrafi/

Lexo edhe

“I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

“I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për shitblerje të drogës, sekuestrohen mbi 428 gramë narkotikë

Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për shitblerje të drogës, sekuestrohen mbi 428 gramë narkotikë

Dënohen me 14 vjet burgim dhe 18 mijë euro gjobë katër të akuzuarit në rastin “Eurogirlescort”

Dënohen me 14 vjet burgim dhe 18 mijë euro gjobë katër të akuzuarit në rastin “Eurogirlescort”