Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit

Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit

Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin.

Sponsor 3M Express

Juventusi është nikoqir i Napolit të dielën mbrëma në Allianz Stadium me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Kjo ndeshje derbi pritet të jetë shumë e veçantë për sulmuesin anësor kosovar, Edon Zhegrova.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij titullar pasi duan të performojnë fuqishëm pas humbjes zhgënjyese në Genoa.

Kështu, Zhegrova pritet të luajë si titullar për herë të parë këtë edicion me Juventusin, në një rreshtim 4-3-3.

Ylli i Kosovës pritet të mbulojë krahun e djathtë të sulmit, ndërsa përkrah tij në sulm do të jenë edhe Jeremie Boga si anësor i majtë dhe Randal Kolo Muani në qendër. /Telegrafi/

Lexo edhe

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit | Momenti