Nuk qëlloi asnjë numër në lotari, por fitoi 80 mijë euro në Kroaci

Nuk qëlloi asnjë numër në lotari, por fitoi 80 mijë euro në Kroaci

Nuk qëlloi asnjë numër në lotari, por fitoi 80 mijë euro në Kroaci

Në shortin e 303-të të lojës së lotarisë “Sve ili Ništa” (Gjithçka ose Asgjë), u tërhoqën numrat 2, 3, 5, 6, 8, 11, 12, 13, 15, 18 dhe 21.

Sponsor 3M Express

Një lojtar nga Zagrebi fitoi çmimin prej 80 mijë eurosh, ndonëse nuk qëlloi asnjërin prej numrave të tërhequr.

Lojtari kishte luajtur tri kombinime për dy xhiro të lotarisë. Ai nuk qëlloi asnjë nga numrat e tërhequr, por pikërisht kjo i solli fitoren në kategorinë zero pikë, të quajtur “Asgjë”.

Për biletën kishte paguar gjithsej 7.80 euro, ndërsa fitoi 80 mijë euro, shkruan index.hr.

Bileta fituese ishte paguar në pikën e shitjes së lotarisë kroate, “Hrvatska Lutrija”, në adresën Avenija Dubrovnik 16, në Zagreb.

Shorti i radhës i lojës “Sve ili Ništa” do të mbahet të shtunën, më 31 tetor 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Gadime për shkak të një defekti

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Gadime për shkak të një defekti

Nga dështimi te Besiktasi në yllin e Trabzonsporit dhe Shqipërisë – ringjallja spektakolare e Ernest Muçit

Nga dështimi te Besiktasi në yllin e Trabzonsporit dhe Shqipërisë – ringjallja spektakolare e Ernest Muçit

​Prania e aflatoksinës, AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça

​Prania e aflatoksinës, AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça

Nuk qëlloi asnjë numër në lotari, por fitoi 80 mijë euro në Kroaci | Momenti