Sipas projeksioneve të para të rezultateve zgjedhore, Lista Studentore “Studentët fitojnë” ka marrë 52 për qind të votave, përkatësisht 138 mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” ka marrë 39,3 për qind të votave, që i sigurojnë 104 mandate.
Të dhënat bazohen në një mostër të përpunuar prej 49,8 për qind të vendvotimeve, përkatësisht 750 vendvotime.

Drejtori programor i organizatës CRTA, Rasha Nedelkov, ka njoftuar se, sipas të dhënave të tyre, Lista Studentore ka fituar 51,47 për qind të votave, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit ka marrë 40,42 për qind.
Sipas vlerësimeve të para, partitë e tjera nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor, me përjashtim të listave të pakicave.
Pasi Vuçiq pranoi humbjen, në shtabin zgjedhor të Listës Studentore nisën festimet. Studentët dhe kandidatët festuan rezultatin nën tingujt e këngës “Serbia po zgjohet” dhe me thirrjet “Fitore, vazhdo”.
Shpërndarja përfundimtare e mandateve do të bëhet e ditur pas numërimit të të gjitha votave dhe publikimit të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.
Burimi: RTKLive




