Zgjedhjet në Serbi, çfarë vërejnë vëzhguesit e OSBE-së?

Zgjedhjet në Serbi, çfarë vërejnë vëzhguesit e OSBE-së?

Zgjedhjet në Serbi, çfarë vërejnë vëzhguesit e OSBE-së?

Vëzhguesit e ODIHR-it po monitorojnë zgjedhjet në Serbi.

Sponsor 3M Express

Koordinatori Special i OSBE-së për misionin e vëzhgimit afatshkurtër, Gilles Baum, thotë se pjesëmarrja e lartë është një shenjë e mirë për vendin.

Ndërsa kryetarja e misionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Federica Honori, theksoi se jo të gjitha rekomandimet e ODIHR-it u ndoqën.

Në një konferencë për shtyp, Gilles Baum tha se këto zgjedhje të parakohshme parlamentare janë të rëndësishme për Serbinë.

“Kemi vënë re se ka shumë interes për këto zgjedhje dhe do të thoja se pjesëmarrja e lartë tregon se njerëzit në Serbi janë shumë të interesuar në formësimin e së ardhmes dhe demokracisë së tyre. Kur shumë veta shkojnë të votojnë, kjo është një shenjë e mirë për vendin”, tha ai.

Federica Honori, e cila është gjithashtu deputete italiane, thotë se rreth 70 anëtarë të këtij misioni po monitorojnë zgjedhjet në të gjithë Serbinë, se ky mision do të ketë të gjitha detajet sot dhe se do të shpallë gjetjet e tij në një konferencë nesër në orën 15:00.

Ajo theksoi se rekomandimet e ODIHR-it janë përmbushur, por jo plotësisht, kryesisht ato që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe përdorimin e fondeve publike për shpenzime fushate dhe qëllime politike.

Lexo edhe

LSDM: Me Qeverinë e Mickoskit qytetarët po jetojnë në varfëri, e refuzoi edhe propozimin tonë për pagë minimale 600 euro

LSDM: Me Qeverinë e Mickoskit qytetarët po jetojnë në varfëri, e refuzoi edhe propozimin tonë për pagë minimale 600 euro

Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe

Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe

EULEX-i shton patrullat pranë pikave kufitare me Serbinë në ditën e zgjedhjeve

EULEX-i shton patrullat pranë pikave kufitare me Serbinë në ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet në Serbi, çfarë vërejnë vëzhguesit e OSBE-së? | Momenti