Zgjedhjet në Serbi, Abdixhiku për rezultatin e shqiptarëve të Luginës: Bashkimi sjell arritje historike!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e arritur në zgjedhje, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve të Luginës.

Sponsor 3M Express

Në një mesazh pas publikimit të rezultateve preliminare, Abdixhiku ka vlerësuar se Koalicioni Shqiptar ka arritur të sigurojë dy mandate, ndërsa gara mbetet e hapur edhe për një mandat të tretë, transmeton Klankosova.tv.

“Kur shqiptarët bashkohen, arritjet historike bëhen të mundshme!”, ka shkruar Abdixhiku, duke uruar kandidatët për deputetë dhe të gjitha subjektet politike pjesë të Koalicionit Shqiptar.

Ai ka theksuar se bashkimi i faktorit politik shqiptar në Luginë ka qenë gjithmonë një nga qëllimet e LDK-së, me bindjen se interesat e përbashkëta duhet të jenë mbi dallimet partiake.

Sipas tij, rezultati i arritur dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe krijon mundësi për një përfaqësim më të denjë e një zë më të fuqishëm të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Abdixhiku ka vlerësuar se merita për këtë rezultat u takon qytetarëve që u besuan përfaqësuesve të tyre, si dhe subjekteve politike që arritën të bashkohen rreth interesave të përbashkëta.

Ai ka bërë thirrje që ky unitet të vazhdojë edhe në përfaqësimin politik, në mbrojtjen e të drejtave dhe në angazhimin për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre.

Kreu i LDK-së ka ritheksuar se partia që drejton do të jetë përherë pranë shqiptarëve të Luginës dhe do të përkrahë çdo përpjekje që synon bashkimin dhe fuqizimin e zërit të tyre politik.

Lexo edhe

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak