Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët

Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët

Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në këto zgjedhje, që u mbajtën sot në Serbi.

Sipas Kamberit, lista me numër 3 ka siguruar gjithsej 4 mijë e 769 vota, të cilat përkthehen në 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

“Faleminderit qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dolën në votime dhe secilit që na dha besimin. Urime Enkelit dhe gjithë ekipit të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën!”, ka thënë Kamberi.

Ai ka thënë se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lexo edhe

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë

Nvidia nis hetim ndaj shefit të saj pas dyshimeve për lidhje me një spiune kineze

Nvidia nis hetim ndaj shefit të saj pas dyshimeve për lidhje me një spiune kineze