Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, Ben Blushi, ka reaguar lidhur me debatet e fundit në Shqipëri për pretendimet se hebrenjtë mund të vendosen në këtë vend, duke i cilësuar ato si teori konspirative që ushqejnë nacionalizmin dhe mosbesimin ndaj popujve të tjerë.

Sponsor 3M Express

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Blushi ka thënë se pretendimet se hebrenjtë kanë vendosur të largohen nga Izraeli dhe të vendosen në Shqipëri nuk qëndrojnë, duke i cilësuar ato si pjesë të një klime të krijuar për të nxitur frikën dhe për të dobësuar besimin e shqiptarëve te vetja.

Sipas tij, sa herë një popull humb besimin te vetja, priret ta kërkojë fajin te një popull tjetër, ndërsa krijimi i një armiku imagjinar shërben për të ushqyer nacionalizmin.

“Kjo quhet nacionalizmi low cost. Me kosto të lirë”, ka shkruar Blushi, duke argumentuar se këto narrativa mund të përdoren edhe për të ndikuar në zhvillimet politike dhe për të përshpejtuar rotacionin e pushtetit.

Megjithatë, Blushi ka rikujtuar se para themelimit të Izraelit në vitin 1948, kishte pasur vërtet propozime për krijimin e një shteti hebre në territore të ndryshme të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ai përmend gazetarin anglez me origjinë hebreje, Leo Elton, i cili kishte vizituar Tiranën në vitin 1935 dhe kishte propozuar që Shqipëria të bëhej vendi ku do të krijohej shteti hebre.

Sipas përshkrimit të Blushit, plani parashikonte vendosjen e rreth tre milionë hebrenjve në Shqipëri, e cila në atë kohë kishte rreth 800 mijë banorë. Megjithatë, kjo ide nuk u mor parasysh.

Blushi pretendon se propozimi i Eltonit pati ndikim në zhvillimet politike të kohës, duke kontribuar në rrëzimin e një qeverie dhe ngritjen e një tjetre, përmes asaj që ai e përshkruan si funksionim të një konspiracioni.

Shkrimtari ka bërë të ditur se këtë histori e ka trajtuar edhe në romanin e tij të fundit, “Historitë e Çmendura të Tiranës”, në kapitullin me titull “Plani Çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem”, në faqen 245.

Lexo edhe

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael, por përballet me vështirësi për sigurimin e shumicës

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael, por përballet me vështirësi për sigurimin e shumicës

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë