Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit, Çitaku: Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin

Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit, Çitaku: Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin

Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit, Çitaku: Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimeve të marra mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si një kthesë të rëndësishme për vendin.

Sponsor 3M Express

Çitaku ka thënë se, sipas saj, Kuvendi me dy vendime ka nderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, institucionin dhe shtetin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, Kosova ka një ligj që mbron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një Presidente të re, Justina Pula-Shirokën një zonjë të dashur e të nderuar, me të cilën na lidhin shumë vite bashkëpunimi dhe miqësie”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu se në procesin e vendimmarrjes ka pasur ndikim edhe zëri i qytetarëve.

“Mbrëmë fitoi edhe zëri i qytetarëve. Zëri që nuk u ndal dhe që u bë obligim për institucionet”, ka deklaruar ajo.

Çitaku ka bërë thirrje për unitet rreth historisë së UÇK-së dhe ka theksuar nevojën që angazhimi institucional të vazhdojë në mbështetje të procesit gjyqësor në apel.

“Kjo është një kthesë e rëndësishme, e shumëpritur dhe e nevojshme. Tani, angazhimi ynë duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit, në mbështetje të betejës për drejtësi në apel”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, Çitaku e ka lidhur këtë zhvillim edhe me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Kjo fitore e shtetit të Kosovës u dedikohet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Një mesazh për ta: Kosova është pranë jush”, ka shkruar Çitaku.

“Urime, Kosovë! Me UÇK-në në zemër!”

Lexo edhe

FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Zgjedhja e presidentes dhe miratimi i Ligjit, Çitaku: Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin | Momenti