Kompania ku Arlinda punoi për dy vjet ka shprehur dhimbjen për vrasjen e saj, duke e kujtuar si një person të sjellshëm, të respektuar dhe me zemër të bardhë.

Në një mesazh prekës, përfaqësuesit e kompanisë kanë thënë se Arlinda ishte pjesë e familjes së tyre të punës, duke lënë pas kujtime të mira dhe respekt që nuk harrohen lehtë.
“Arlinda ishte një njeri i mirë, e sjellshme, e respektueshme dhe me një zemër të bardhë”, thuhet në mesazhin përkujtimor, ku shprehet dhimbja për humbjen tragjike të saj.
Në fund, kompania u ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Arlindën.
“Arlinda, do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona si një njeri i mirë dhe një pjesë e çmuar e familjes sonë të punës”, thuhet në mesazhin e tyre.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




