Zelensky: Rusia lëshoi rreth 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës brenda një jave

Zelensky: Rusia lëshoi rreth 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës brenda një jave

Zelensky: Rusia lëshoi rreth 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës brenda një jave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Rusia ka lëshuar rreth 1,600 bomba ajrore të drejtuara, 48 raketa dhe afro 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës gjatë javës së fundit.

Sponsor 3M Express

Sulmet ruse ndaj rajonit të Dnipros, në lindje të Ukrainës, gjatë natës së së shtunës, kanë lënë të vdekur katër persona dhe kanë plagosur 22 të tjerë.

Ndërkohë, një sulm tjetër në Vinnytsia, në pjesën perëndimore-qendrore të vendit, ka shkaktuar plagosjen e gjashtë personave të tjerë, shkruan Euronews, transmeton klankosova.tv.

Oleksandr Hanzha, kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit të Dnipropetrovskut, ka deklaruar se forcat ruse e kanë goditur zonën e Dnipros me dronë dhe bomba ajrore, duke sulmuar më shumë se 20 herë tri zona të ndryshme.

Sipas tij, sulmet kanë dëmtuar infrastrukturën në qytetin e Dnipros, ndërsa në distriktin e Synelnykovskyt janë shkatërruar shtëpi private, ndërtesa banimi, dyqane dhe automjete. Dëme në një shtëpi private janë raportuar edhe në distriktin e Nikopolit.

Në një reagim në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se një dron rus ka goditur gjithashtu një ndërtesë të lartë banimi në Vinnytsia, ndërsa në qytetin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, është shënjestruar një hipermarket.

“Në Kharkiv, rusët fillimisht goditën një hipermarket me materiale për përmirësimin e shtëpive dhe më pas kryen një sulm të dytë, cinik, ndaj ekipeve të emergjencës që mbërritën në vendngjarje”, ka shkruar Zelensky.

Ai ka shtuar se nga ky sulm janë plagosur edhe disa pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës, pa bërë të ditur numrin e saktë të tyre.

This past week alone, Russia has launched around 1,600 guided aerial bombs, 48 missiles of various types, including ballistic missiles, and nearly 2,300 attack drones against Ukraine. Unfortunately, almost every day, these brutal strikes leave people killed and injured. In the… pic.twitter.com/c0Sq5Wy7lX

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 25, 2026

Lexo edhe

Avokati serb kërkon nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja hetime për dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit

Avokati serb kërkon nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja hetime për dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit

Cubarsi paralajmëron Barcelonën për yllin e madh të Real Madridit: Ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment

Cubarsi paralajmëron Barcelonën për yllin e madh të Real Madridit: Ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet

Zelensky: Rusia lëshoi rreth 2,300 dronë sulmues ndaj Ukrainës brenda një jave | Momenti