Zelensky planifikon t’i drejtohet Kongresit amerikan për të ushtruar presion ndaj Rusisë

Zelensky planifikon t’i drejtohet Kongresit amerikan për të ushtruar presion ndaj Rusisë

Zelensky planifikon t’i drejtohet Kongresit amerikan për të ushtruar presion ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po shqyrton mundësinë që ta anashkalojë presidentin amerikan, Donald Trump, dhe t’u drejtohet drejtpërdrejt ligjvënësve amerikanë, me synimin që ata të ushtrojnë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për Bloomberg, Zelensky tha se do të kontaktojë anëtarët e Kongresit nëse Trump dështon në përpjekjet për ta bindur “mikun” e tij, Vladimir Putin, që t’i japë fund luftës deri në fund të vitit.

Udhëheqësi ukrainas shpreson t’i bindë demokratët që, pasi të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në janar, të miratojnë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Kremlinit, nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme paqeje.

“Duhet të ketë një nivel të tillë mbështetjeje për Ukrainën dhe sanksione të tilla që t’u dërgojnë rusëve një sinjal të qartë. Është koha të ulemi në tryezën e negociatave dhe t’i japim fund luftës”, deklaroi Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Ekziston dëshira që gjithçka të ecë shumë shpejt. Edhe ne, edhe rusët e kuptojmë këtë. E dimë se cili mund të jetë çmimi. Edhe ne dëshirojmë shumë paqe, por jo që ajo të arrihet vetëm në kurriz të Ukrainës”, shtoi ai.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po zgjat prej gati pesë vjetësh, që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, Trump kishte premtuar se do ta përfundonte konfliktin brenda “një dite” pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, por gati dy vjet më vonë, ky zotim mbetet larg realizimit.

Emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, po i ripërtërijnë përpjekjet për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje “sa më shpejt të jetë e mundur”. Sipas Zelenskyt, janari shihet si periudha më e përshtatshme për arritjen e një marrëveshjeje.

Në fillim të këtij muaji, Kushner dhe Witkoff udhëtuan drejt Moskës për t’u takuar me Putinin në bisedime vendimtare që synonin përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump, Putin dhe lideri kinez Xi Jinping morën pjesë gjithashtu në një samit të pazakontë trepalësh në Kinë javën e kaluar. Megjithatë, përparimi në bisedimet për paqe ishte i kufizuar. Vetëm disa orë pas përfundimit të takimit në resortin Kylin Villa, në qytetin kinez Shenzhen, Rusia dhe Ukraina rifilluan shkëmbimin e zjarrit.

Zelensky është ankuar gjithashtu se aftësia e Ukrainës për t’i bërë ballë pushtimit rus është penguar nga kufizimet në përdorimin e Starlink, rrjetit të internetit satelitor të kompanisë SpaceX, në pronësi të Elon Musk.

Në intervistën për Bloomberg, ai konfirmoi se vazhdojnë të jenë në fuqi edhe kufizimet për përdorimin e terminaleve Starshield, të cilat i sigurojnë Kievit lidhje satelitore dhe përdoren për të ndihmuar në zbulimin e dronëve rusë me motor reaktiv.

Trump kishte pranuar më herët se e kishte telefonuar Musk dhe i kishte kërkuar rikthimin e funksionalitetit të plotë të Starlinkut, pasi ndaj Ukrainës ishin vendosur kufizime në tetor. Megjithatë, si Trumpi, ashtu edhe Musku, kanë shmangur përgjegjësinë për mënyrën dhe arsyet e vendosjes së kufizimeve ndaj Starshield në radhë të parë.

“Vetë Amerika po e vendos veten në një pozitë shumë të pakëndshme. Politikisht, duket sikur po ndjek të njëjtën rrugë si Putini, i cili dëshiron ta detyrojë Ukrainën të kapitullojë”, tha Zelensky. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohet në aeroportin e Dortmundit një 29 vjeçar shqiptar

Arrestohet në aeroportin e Dortmundit një 29 vjeçar shqiptar

Stili skandinav, thjeshtësia që po frymëzon modën dhe jetën e përditshme

Stili skandinav, thjeshtësia që po frymëzon modën dhe jetën e përditshme

Real Madridi rrezikon ta humbasë Nico Pazin, tre gjigantë anglezë në pritje

Real Madridi rrezikon ta humbasë Nico Pazin, tre gjigantë anglezë në pritje