Arrestohet në aeroportin e Dortmundit një 29 vjeçar shqiptar

Arrestohet në aeroportin e Dortmundit një 29 vjeçar shqiptar

Arrestohet në aeroportin e Dortmundit një 29 vjeçar shqiptar

Një shtetas shqiptar, 29 vjeç, është arrestuar në aeroportin e Dortmundit, pasi gjatë kontrollit kufitar policia gjermane konstatoi se ndaj tij kishte dy urdhërarreste të lëshuara nga Gjykata e Shtutgartit.

Sponsor 3M Express

Sipas policisë federale gjermane, shqiptari kishte mbërritur të martën në mëngjes me një fluturim nga Italia, ndërsa gjatë kontrollit të dokumenteve, rreth orës 07:41, autoritetet zbuluan se ai ishte në kërkim të drejtësisë.

Dy urdhërarrestet ishin lëshuar për shkelje të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve dhe për drejtim të automjetit pa patentë shoferi.

Për këto vepra, atij i ishte shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 11 muajsh burgim.

Pas verifikimit të identitetit, zyrtarët policorë e arrestuan menjëherë dhe e dërguan fillimisht në stacionin policor, ku ai njoftoi një person të afërt për ndalimin e tij. Më pas u transferua në një institucion korrektues për vuajtjen e dënimit.

Rasti u bë i ditur nga Policia Federale e Gjermanisë përmes një njoftimi zyrtar, të cilin e ka publikuar edhe mediumi gjerman t-online.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Hapet sot për qarkullim “Rruga A” në Prishtinë

Hapet sot për qarkullim “Rruga A” në Prishtinë

Mashtrim ndaj shtetit me derivate | HIB Petrol dhe zyrtari i saj të akuzuar për shmangie doganore

Mashtrim ndaj shtetit me derivate | HIB Petrol dhe zyrtari i saj të akuzuar për shmangie doganore

Nicolas Sarkozy do të gjykohet në Paris në vitin 2027 për dyshimet për pagesë ndaj një dëshmitari

Nicolas Sarkozy do të gjykohet në Paris në vitin 2027 për dyshimet për pagesë ndaj një dëshmitari

Arrestohet në aeroportin e Dortmundit një 29 vjeçar shqiptar | Momenti