Zelensky përshkruan se çfarë mund ta detyrojë Rusinë të pranojë një armëpushim

Zelensky përshkruan se çfarë mund ta detyrojë Rusinë të pranojë një armëpushim

Zelensky përshkruan se çfarë mund ta detyrojë Rusinë të pranojë një armëpushim

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se qëndrueshmëria dhe uniteti i partnerëve të Ukrainës – Shteteve të Bashkuara dhe Evropës – së bashku me humbjet e rënda të Rusisë në fushën e betejës dhe kostot ekonomike në rritje, përfundimisht do ta detyrojnë Moskën të pranojë një armëpushim.

Sponsor 3M Express

Zelensky i bëri këto komente në qytetin Chop, gjatë një bashkëbisedimi me drejtues të komunitetit lokal në një takim të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Negociatat janë thelbësore. Dhe nëse ata [rusët] nuk arrijnë të na dobësojnë – gjë që varet nga ne, nga qëndrueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe uniteti në Evropë – atëherë ata do të pranojnë një armëpushim. Do t’u duhet ta bëjnë këtë. Aktualisht, ata po humbasin më shumë se 50,000 [ushtarë] në muaj”, tha Zelensky, duke iu referuar humbjeve ruse në fushën e betejës.

Ai vuri në dukje se infrastruktura logjistike e Rusisë po përballet gjithashtu me një presion në rritje, gjë që sjell pasoja të mëtejshme për ekonominë e saj.

Njëkohësisht, presidenti theksoi se nëse Ukraina do të pranonte vullnetarisht të hiqte dorë nga territoret e saj, “ata thjesht do të na mashtronin”.

“Kështu mendon udhëheqja aktuale e Rusisë: ‘A është e mundur vallë? Nëse [ukrainasit] e kanë lëshuar Donbasin me dëshirën e tyre, le të provojmë më pas rajonin e Kharkiv-it, Dnipro-n dhe Zaporizhzhia-n’. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se, falë Forcave tona të Mbrojtjes, ne duhet t’i mbajmë pozicionet tona dhe, sigurisht, të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të arritur paqen”, ka thënë më tej presidenti ukrainas.

Siç raportoi Ukrinform, pas bisedimeve në Dublin me të dërguarit e presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, Zelensky përmendi rezultatet kryesore të negociatave në Abu Dabi: një shkëmbim të gjerë të të burgosurve, një marrëveshje për të vazhduar negociatat, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve evropianë në bisedime.

Më 10–11 nëntor, në Abu Dabi u zhvilluan negociata trepalëshe, në të cilat morën pjesë Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tradita e bukës dhe flisë bashkon fëmijët shqiptarë në aktivitetin kulturor në HangArt

Tradita e bukës dhe flisë bashkon fëmijët shqiptarë në aktivitetin kulturor në HangArt

Kungull me vezë dhe borzilok: Një drekë e pazakontë dhe e shijshme me pak përbërës

Kungull me vezë dhe borzilok: Një drekë e pazakontë dhe e shijshme me pak përbërës

Këto pantallona janë ideale për dimër: Ju mbajnë ngrohtë edhe në temperatura nën zero

Këto pantallona janë ideale për dimër: Ju mbajnë ngrohtë edhe në temperatura nën zero