Zelensky e quan Putinin “vrasës” pasi Trump iu referua liderit rus si “mik”

Zelensky e quan Putinin “vrasës” pasi Trump iu referua liderit rus si “mik”

Zelensky e quan Putinin “vrasës” pasi Trump iu referua liderit rus si “mik”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin, si “vrasës”, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë iu referua liderit rus si mik të tij.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se është në dorën e presidentit amerikan se si dëshiron ta quajë Putinin, por theksoi se për Ukrainën ai mbetet armik dhe vrasës.

“Për ne, ai është armik… për ne, ai është vrasës”, deklaroi Zelensky, transmeton klankosova.tv.

Sipas BBC, para takimit historik trepalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe atë rus, Vladimir Putin, Trump e kishte cilësuar këtë të fundit si mik, duke thënë se të dy kanë pasur marrëdhënie shumë të mira për shumë vite.

Ndërkohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vazhduar edhe gjatë natës. Sipas autoriteteve ukrainase, dy persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 52 të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa dhe dronë në qytetin Kryvyi Rih, vendlindjen e Zelenskyt, në rajonin qendror të Dnipropetrovskut.

Lexo edhe

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale

Robert Pattinson shfaqet për herë të parë pas lajmit se do të jetë James Bond i ri, pritet me duartrokitje

Robert Pattinson shfaqet për herë të parë pas lajmit se do të jetë James Bond i ri, pritet me duartrokitje

Bruno Fernandes: Nuk jam këtu vetëm për një vend në top katërshe, dua të fitoj trofe

Bruno Fernandes: Nuk jam këtu vetëm për një vend në top katërshe, dua të fitoj trofe

Zelensky e quan Putinin “vrasës” pasi Trump iu referua liderit rus si “mik” | Momenti