Zelensky do të takohet me të dërguarit amerikanë në Dublin pas bisedimeve në Rusi

Zelensky do të takohet me të dërguarit amerikanë në Dublin pas bisedimeve në Rusi

Zelensky do të takohet me të dërguarit amerikanë në Dublin pas bisedimeve në Rusi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se do të takohet të enjten në Dublin me të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pas bisedimeve të planifikuara të tyre në Rusi.

Sponsor 3M Express

Në një postim në platformën sociale amerikane X, Zelensky tha se negociatat në Abu Dhabi, ku morën pjesë përfaqësues të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, u përqendruan në përgatitjet për një shkëmbim të ri të të burgosurve, garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe format më të gjera diplomatike që përfshijnë partnerët evropianë.

“Më pas, përfaqësuesit amerikanë do të shkojnë në Rusi dhe pas këtyre bisedimeve, ne do të koordinojmë edhe një herë qëndrimet tona dhe do të përcaktojmë se cilët hapa të mëtejshëm janë të mundshëm. Do të takohemi me ta nesër në Dublin”, tha ai.

Zelensky përsëriti se përparësi e Ukrainës është përfundimi i luftës “sa më shpejt të jetë e mundur” përmes një paqeje dinjitoze, duke theksuar se Evropa duhet të përfshihet në çdo fazë të procesit diplomatik.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Washingtonit të mbajë qëndrim të vendosur dhe të shtojë presionin ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës, të cilën, sipas tij, e ka nisur Rusia.

“Është thelbësore që Shtetet e Bashkuara të mbajnë një qëndrim të fortë dhe të ushtrojnë ndikim mbi burimin e kësaj lufte – pra Rusinë – në mënyrë që Rusia t’i japë fund luftës që ka nisur vetë”, tha ai. /AA/

Lexo edhe

LEX | 7 vjet burgim për grabitjen e 115 eurove, Gjykata e Gjakovës shpall verdiktin

LEX | 7 vjet burgim për grabitjen e 115 eurove, Gjykata e Gjakovës shpall verdiktin

Zvonko Veselinoviq largohet nga Serbia dhe mbërrin në Turqi

Zvonko Veselinoviq largohet nga Serbia dhe mbërrin në Turqi

Olechka nis të këndojë papritur, mahnit banorët e BBVK5 me zërin e saj (VIDEO)

Olechka nis të këndojë papritur, mahnit banorët e BBVK5 me zërin e saj (VIDEO)