Zelensky: Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi ishin konstruktive, diskutuam garancitë e sigurisë për Ukrainën

President i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është deklaruar rreth takimit trepalësh që është zhvilluar sot mes delegacionit ukrainas, amerikan dhe rus, duke thënë se ai ka pranuar raport nga ekipi negociator ukrainas, dhe ka falënderuar partnerët e këtij vendi.

Sponsor 3M Express

Zelenksyy, ka thënë se takimi trepalësh ka qenë konstruktiv dhe ‘’mjaft përmbajtësor’’, dhe se, është diskutuar në detaje përmbajtja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe bazat për të siguruar funksionimin e këtyre garancive në afat të gjatë.

‘’ Nevojiten mekanizma konkretë për të parandaluar çdo përsëritje të luftës. Gjithashtu, u trajtua edhe nevoja për hapa drejt shtensionimit të situatës’’ ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Mora një raport nga ekipi ynë negociator. Sot ishte dita e parë e takimeve në Abu Dhabi. Fillimisht u zhvillua një takim me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, i pasuar nga një takim në formatin trepalësh ndërmjet delegacionit tonë dhe delegacioneve amerikane dhe ruse. Jam mirënjohës ndaj të gjithë partnerëve të Ukrainës për mbështetjen e tyre.

Takimi në formatin trepalësh ishte konstruktiv dhe mjaft përmbajtësor. Pati kohë për të diskutuar nevojën dhe parametrat e mundshëm të hapave humanitarë. Lirimi i të burgosurve është prioritet. U diskutua në detaje përmbajtja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe bazat për të siguruar funksionimin e këtyre garancive në afat të gjatë. Nevojiten mekanizma konkretë për të parandaluar çdo përsëritje të luftës. Gjithashtu, u trajtua edhe nevoja për hapa drejt shtensionimit të situatës.

I kam dhënë ekipit tonë udhëzime të qarta për vazhdimin e dialogut, si në takimin trepalësh të nesërm, ashtu edhe në ditët në vijim, me të dërguarit e presidentit amerikan dhe përfaqësuesit e Evropës. Gjëja më e rëndësishme është që realisht t’i afrohemi paqes. Nga ana e Ukrainës do të ketë vetëm punë produktive, cilësore dhe të ndershme.

Falënderoj palën amerikane për organizimin e këtyre negociatave dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ofrimin e një platforme të besueshme për zhvillimin e tyre.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Johnny Depp flet për rikthimin në Hollywood pas gati 10 vjetësh: Ishte një lloj pushimi

Johnny Depp flet për rikthimin në Hollywood pas gati 10 vjetësh: Ishte një lloj pushimi

Ambasadorja zvicerane takon Presidenten e Kosovës, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi

Ambasadorja zvicerane takon Presidenten e Kosovës, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje- ZKA kërkon kthimin e milionave

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje- ZKA kërkon kthimin e milionave