Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje- ZKA kërkon kthimin e milionave

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje- ZKA kërkon kthimin e milionave

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje- ZKA kërkon kthimin e milionave

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Prishtinës ka shpenzuar 2 milionë e 180 mijë e 417 euro nga fondet e një kredie prej 5 milionë eurosh të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projekte që nuk ishin të përfshira në marrëveshjen e financimit.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të auditimit të pajtueshmërisë për periudhën janar 2024 – prill 2026, Komuna kishte realizuar 21 pagesa në kundërshtim me qëllimin e kredisë, e cila ishte marrë për investime në efiçiencën e energjisë në 47 objekte publike, përfshirë shkolla, kopshte dhe qendra të mjekësisë familjare, shkruan Insajderi.

Në vend të këtyre investimeve, një pjesë e parave ishte përdorur për gjashtë projekte të tjera.

Sipas raportit, 700 mijë e 374 euro janë shpenzuar për ndërtimin, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndriçimit publik, ndërsa 441 mijë e 25 euro për fasadimin e ndërtesave të vjetra në kryeqytet.

Po ashtu, 827 mijë e 911 euro janë paguar për kontrata të regjistruara si projekte të efiçiencës së energjisë, por që, sipas auditimit, në fakt kishin të bënin me fasadimin e ndërtesave të vjetra që nuk ishin pjesë e listës së objekteve të parapara në marrëveshje.

Pjesa tjetër përfshin 124 mijë e 269 euro për bashkëfinancimin e një projekti me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, 48 mijë e 89 euro për ndërtimin e rrethojave të sigurisë në komunikacion dhe 38 mijë e 748 euro për shërbimet e grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave.

ZKA ka konstatuar se disa prej këtyre projekteve ishin të parapara të financoheshin nga të hyrat vetanake të Komunës, ndërsa disa të tjera nuk ishin përfshirë as në Ligjin për Ndarjet Buxhetore dhe as në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.

Në raport thuhet se për inicimin e procedurave të prokurimit për këto projekte, Komuna kishte përdorur deklaratën e disponueshmërisë së fondeve nga buxheti i projektit të financuar përmes huamarrjes.

Një tjetër gjetje lidhet me mënyrën e realizimit të pagesave. Sipas marrëveshjes me BERZH-in, pagesat duhej të bëheshin drejtpërdrejt nga banka te kontraktorët, por Komuna i kishte realizuar ato përmes Llogarisë së Vetme të Thesarit.

Auditimi ka evidentuar gjithashtu se Njësia Zbatuese e Projektit nuk ishte themeluar përmes një vendimi formal të Komunës, por funksiononte në bazë të komunikimeve elektronike mes zyrtarëve. Edhe angazhimi i stafit në detyrat e projektit nuk ishte përcjellë me dokumente që përcaktonin rolet dhe përgjegjësitë e tyre.

Për më tepër, raportet e Komunës drejtuar Ministrisë së Financave nuk kishin treguar se fondet e kredisë po përdoreshin edhe për projekte të tjera. ZKA ka gjetur edhe mospërputhje në të dhënat e raportuara nga departamentet e Ministrisë së Financave dhe Thesari.

Për këto gjetje, ZKA i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Prishtinës që të ndërpresë përdorimin e fondeve të huamarrjes për qëllime të tjera, të identifikojë dhe dokumentojë plotësisht shumën e shpenzuar dhe të ndërmarrë veprime për kthimin e plotë të mjeteve të përdorura jashtë destinimit.

Po ashtu, është rekomanduar identifikimi i përgjegjësive të zyrtarëve të përfshirë, formalizimi i Njësisë Zbatuese të Projektit dhe vendosja e kontrolleve të brendshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Ministrisë së Financave i është rekomanduar të bëjë vlerësimin juridik dhe financiar të përdorimit të fondeve jashtë destinimit, të shqyrtojë pasojat për shtetin si huamarrës dhe garantues, si dhe të forcojë mekanizmat e monitorimit të kredive dhe garancive shtetërore.

Në përgjigjen e përfshirë në raport, Komuna e Prishtinës nuk është pajtuar me gjetjet e auditimit lidhur me formalizimin e Njësisë Zbatuese të Projektit dhe përgjegjësinë e Ministrisë së Financave për alokimin dhe kontrollin e fondeve.

Komuna ka pretenduar se njësia ishte funksionalizuar sipas praktikave dhe kërkesave të BERZH-it, se përbërja dhe funksionimi i saj kishin kaluar nëpër proceset e shqyrtimit dhe pëlqimit nga banka, si dhe se projekti ishte monitoruar nga një kompani konsulente ndërkombëtare me seli në Sarajevë.

Ajo ka kërkuar që të shqyrtohet më thellë edhe përgjegjësia e Ministrisë së Financave, duke argumentuar se kontrollet përmes Thesarit dhe sistemit të menaxhimit të financave publike duhej të parandalonin pagesat jashtë destinimit.

Ndërkaq, lidhur me kthimin e mjeteve, Komuna ka thënë se i është drejtuar Ministrisë së Financave për konfirmimin dhe dokumentimin e obligimit, por nuk kishte marrë përgjigje. Për këtë arsye, sipas saj, kishte proceduar në Kuvendin Komunal me kërkesë për aprovim të mbulimit të obligimit nga të hyrat vetanake, përkatësisht nga kodi i rezervës.

ZKA, megjithatë, i ka mbajtur në fuqi gjetjet e saj, duke vlerësuar se ato qëndrojnë. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Johnny Depp flet për rikthimin në Hollywood pas gati 10 vjetësh: Ishte një lloj pushimi

Johnny Depp flet për rikthimin në Hollywood pas gati 10 vjetësh: Ishte një lloj pushimi

Ambasadorja zvicerane takon Presidenten e Kosovës, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi

Ambasadorja zvicerane takon Presidenten e Kosovës, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi

Anthropic prezanton dy modele të reja të inteligjencës artificiale, premtojnë përparime në programim dhe shkencë

Anthropic prezanton dy modele të reja të inteligjencës artificiale, premtojnë përparime në programim dhe shkencë