Zbulohet “thembra e Akilit” e Kylian Mbappes te Real Madridi: Statistika shqetësuese nga pika e bardhë kur “Los Blancos” janë në disavantazh

Penalltia e humbur nga Kylian Mbappe në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos ka nxjerrë në pah një problem serioz te ylli francez i Real Madridit. Edhe pse në pamje të parë shifrat e tij duken solide, analizat e detajuara tregojnë se sulmuesi po “dridhet” pikërisht atëherë kur skuadra është në disavantazh dhe ka më së shumti nevojë për golin e barazimit.

Sponsor 3M Express

Pavarësisht se madrilenët arritën të përmbysnin rezultatin dhe të fitonin 2-1 në “Santiago Bernabeu”, gabimi i Mbappes në minutën e 39-të – kur gjuajtja e tij përfundoi mbi traversë pas golit të epërsisë së Pablo Duran – rihapi debatin për efikasitetin e tij nën presion. Më pas, Jude Bellingham barazoi shifrat, ndërsa rezervistit Carlos Espi iu desh të shënonte në minutën e 85-të për t’ia siguruar fitoren Realit dhe për ta “shpëtuar” francezin nga kritikat e ashpra.

Një tjetër fytyrë kur skuadra është duke humbur

Që nga transferimi i tij në Madrid, Mbappe ka shënuar 22 nga 28 penallti të ekzekutuara (78.57% saktësi), një bilanc që në shikim të parë e bën të duket si një ekzekutues i pagabueshëm. Por, ndarja e këtyre goditjeve sipas rezultatit të ndeshjes zbulon një prirje shqetësuese:

Kur Real Madridi është në barazim: 11 gola nga 11 tentime (100% saktësi)

Kur Real Madridi është në epërsi: 8 gola nga 10 tentime (80% saktësi)

Kur Real Madridi është në disavantazh: Vetëm 3 gola nga 7 tentime (42.86% saktësi)

Kjo shifër nën pragun e 50 për qindëshit dëshmon se vështirësitë e sulmuesit janë të theksuara në momentet vendimtare, kur një goditje nga 11-metërshi duhet të shërbejë si pikënisje për përmbysjen e rezultatit.

Nga Liverpooli te Celta Vigo: Dështimet që i kushtuan Realit

Humbja e penalltisë ndaj Celta Vigos nuk është një rast i izoluar. Më 4 shtator, francezi kishte dështuar në të njëjtën mënyrë edhe ndaj Real Betisit kur madrilenët po humbnin 0-1, gabim që atëherë i kushtoi Realit me humbjen e të tri pikëve.

Në total, që prej ardhjes në “Bernabeu”, Mbappe ka arritur ta barazojë rezultatin nga pika e bardhë vetëm në tri raste (ndaj Las Palmas, Marseille dhe Gironas). Ndërkohë, katër penalltitë e tjera vendimtare për barazim i ka humbur ndaj Celta Vigos, Real Betisit, Athletic Club dhe Liverpoolit – duke konfirmuar se ka dështuar në më shumë se gjysmën e rasteve kur skuadra e tij ka qenë duke humbur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Simbol i identitetit dhe krenarisë shqiptare: Smira do të bëhet me shtatoren e ‘Nuses Dardane’

Simbol i identitetit dhe krenarisë shqiptare: Smira do të bëhet me shtatoren e ‘Nuses Dardane’

Arlinda rrëqeth me rrëfimin, flet për orientimin e saj seksual (VIDEO)

Arlinda rrëqeth me rrëfimin, flet për orientimin e saj seksual (VIDEO)

Gërvalla kritikon mungesën e kryetarëve në takimin kundër dhunës në familje

Gërvalla kritikon mungesën e kryetarëve në takimin kundër dhunës në familje