Zbulohet identiteti i personit të shtatë të arrestuar për operacionin “Heshjta” ku u përfshi Astrit Haraqija

Njësia për Hetimin e Krimeve të Drogës ka arrestuar edhe një person në kuadër të operacionit “Heshtja”, i cili po zhvillohet lidhur me dyshimet për një rrjet të organizuar të shpërndarjes dhe shitjes së narkotikëve. Gazeta Insajderi ka mësuar se personi i arrestuar është Albert Krasniqi, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së drogës.

Sponsor 3M Express

Arrestimi i tij është realizuar më 17 nëntor, ndërsa lajmi është bërë publik në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë / 14.11.2026 – 22:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 17.11.2026 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar, si dhe janë sekuestruar tri vetura. I dyshuari pas intervistimit ne konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Personat e arrestuar më parë janë Jeton Statovcit, Gëzim Fekës, Arjanit Beqirit, Albana Xhemjali Ramadanit, Astrit Haraqijës dhe Alban Malokut.

Sipas njoftimit policor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar edhe një person i dyshuar, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar tri vetura.

I dyshuari është intervistuar në konsultim me prokurorin dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Rasti “Heshtja” lidhet me një grup të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Në këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-politikanin Astrit Haraqija.

Hetimet për këtë rast janë zhvilluar nga organet e rendit dhe Prokuroria, ndërsa të gjithë personat e përfshirë prezumohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Romancë e re, aktorja e njohur dhe ylli i Besiktasit nuk e fshehin më lidhjen

Romancë e re, aktorja e njohur dhe ylli i Besiktasit nuk e fshehin më lidhjen

“Vendin e ka mbuluar terri”, Tahiri kërkon nga Qeveria ndryshimin e strategjisë energjetike

“Vendin e ka mbuluar terri”, Tahiri kërkon nga Qeveria ndryshimin e strategjisë energjetike

Fadil Fazliu kthehet në shtëpi pas aktgjykimit në Hagë

Fadil Fazliu kthehet në shtëpi pas aktgjykimit në Hagë