Disa ditë pasi një raportim jozyrtar pretendoi se Galaxy A58 do të vijë me të njëjtat kamera si paraardhësi i tij, një tjetër rrjedhje informacioni sugjeron se edhe procesori mund të mbetet i pandryshuar.

Sipas një informatori në rrjetin social X, Galaxy A58 pritet të pajiset me çipin Exynos 1680, të njëjtin që përdoret edhe në Galaxy A57, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, procesori i pajisjes së re thuhet se do të ketë frekuenca më të larta të punës së bërthamave, krahasuar me versionin e përdorur në A57.
Pavarësisht këtij ndryshimi, informatori pretendon se performanca e përgjithshme në përdorimin e përditshëm nuk do të pësojë ndonjë përmirësim të dukshëm.
Kjo do të thotë se përdoruesit që presin ndryshime të mëdha me Galaxy A58 mund të zhgënjehen, nëse këto raportime rezultojnë të sakta.
Megjithatë, për momentin bëhet fjalë vetëm për informacione të pakonfirmuara dhe mbetet të shihet se çfarë do të sjellë zyrtarisht Samsung.
Galaxy A58 mund të prezantohet së bashku me Galaxy A38. Sipas një liste të publikuar së fundmi në Geekbench, ky model pritet të përdorë një çip tjetër nga paraardhësi i tij, si dhe të ketë bateri me kapacitet më të madh. /Telegrafi/





