Policia e Shqipërisë ka njoftuar se pesë punonjës të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

Kjo ka ndodhur pas hetimeve të operacionit të koduar “Labirinti”, gjatë së cilit u zbulua një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike.
“Një ditë më parë, gjatë kontrolleve në dy ambiente nëntokësore në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”, në fshatin Ganjollë, policia gjeti dhe sekuestroi 170 kilogramë lëndë narkotike, asgjësoi 2 600 bimë narkotike dhe arrestoi 10 persona. Në vijim të hetimeve, Policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori për pesë punonjës të OSHEE-së, të identifikuar me inicialet J. D., 43 vjeç, K. F., 42 vjeç, L. H., 65 vjeç, Gj. M., 53 vjeç dhe D. D., 43 vjeç.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, materialet procedurale janë referuar në organet përkatëse për vazhdimin e procedurave hetimore e gjyqësore. /Klankosova.tv





