​Ymeri akuzon Qeverinë për dështim në energji, përmend Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin

​Ymeri akuzon Qeverinë për dështim në energji, përmend Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin

​Ymeri akuzon Qeverinë për dështim në energji, përmend Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke e akuzuar për dështim në sigurimin e energjisë elektrike dhe mungesë të progresit në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme.

Sponsor 3M Express

Gjatë një diskutimi në Kuvendin e Kosovës, Ymeri tha se inflacioni nuk lidhet me zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, por me rritjen e çmimeve të energjisë dhe shërbimeve.

Ajo drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë për politikat energjetike, duke përmendur edhe emrat e Vuk Hamoviqit dhe Martin Berishajt.

“Inflacioni nuk është shkaktuar nga Ngushtica e Hormuzit, por nga energjia edhe nga çmimi i energjisë, edhe nga çmimi i shërbimeve. Kur jemi te energjia, në agjendë të Vuk Hamoviqit keni punuar kësisoj: burimet e ripërtëritshme kanë pasë zero progres gjatë këtij raporti. Keni dështuar të siguroni energji elektrike sepse keni ardhur me skemë të instaluar me kompani, me ZRRE që ia ka ndreq agjendën, me KOSTT për t’i shërbyer Martin Berishajt dhe skemës”, deklaroi Ymeri.

Deputetja e LDK-së ngriti gjithashtu akuza lidhur me pretendimet për financimin e fushatës dhe raportet e mundshme me persona të përmendur në deklarimin e saj.

Ajo kërkoi që kryeministri Albin Kurti të dalë dhe t’u përgjigjet këtyre pretendimeve.

“A mund ta demantoni që nuk i keni marrë para Martin Berishajt për fushatë dhe nuk i keni borxh Vuk Hamoviqit, ujkut të qeverisë suaj? Me këtë pyetje mund t’i drejtoheni Albin Kurtit dhe nëse mund ta demantojë, mund të vijë këtu”, tha Ymeri.

Deklaratat e saj u bënë gjatë diskutimit parlamentar për çështjet që lidhen me energjinë dhe ndikimin e kostos së saj në ekonominë e vendit./Telegrafi.

Lexo edhe

Prurja e re e Kosovës, Kamberi: Lojtarët më kanë pritur mirë, jemi përgatitur për Izraelin

Prurja e re e Kosovës, Kamberi: Lojtarët më kanë pritur mirë, jemi përgatitur për Izraelin

PSG përgatitet për ‘bombën’ e verës, synon transfeirmin e yllit të Bayern Munichut

PSG përgatitet për ‘bombën’ e verës, synon transfeirmin e yllit të Bayern Munichut

Dua Lipa konfirmon pjesëmarrjen në Coachella: Shihemi në shkretëtirë

Dua Lipa konfirmon pjesëmarrjen në Coachella: Shihemi në shkretëtirë