Xhaxhai i Yamalit shpërthen ndaj Kane pasi anglezi u shpall fitues i Topit të Artë

Xhaxhai i Yamalit shpërthen ndaj Kane pasi anglezi u shpall fitues i Topit të Artë

Xhaxhai i Yamalit shpërthen ndaj Kane pasi anglezi u shpall fitues i Topit të Artë

Abduli, xhaxhai i Lamine Yamalit, ka shprehur pakënaqësinë e tij për rezultatet e ceremonisë së Topit të Artë, duke kritikuar fitoren e Harry Kane dhe duke pretenduar se nipi i tij ishte lojtari më i mirë në botë.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i Anglisë, Harry Kane, u shpall fitues i Topit të Artë nga revista France Football, ndërsa ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, u rendit në vendin e tretë.

“Djali i motrës sime ishte i jashtëzakonshëm, ai ishte lojtari më i mirë në botë. Të gjithë e dinë këtë. Nëse e dashuron futbollin, shkon për ta parë Lamine Yamalin, jo Harry Kane”, deklaroi Abduli.

Ai vazhdoi me një koment thumbues për moshën e sulmuesit anglez, duke sugjeruar se çmimi iu dha për shkak se karriera e tij po i afrohet fundit.

“Lamine është shumë i ri, vetëm 19 vjeç, dhe do ta fitojë ende Topin e Artë. Ndërsa Harryt i kanë mbetur vetëm tri ditë në futboll, prandaj po ia japim Topin e Artë atij”, u shpreh ai.

Abduli pretendoi gjithashtu se Yamali kishte pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke përmendur trofetë dhe kontributin e tij në fushë.

“Lamine e fitoi Kupën e Botës, La Ligën dhe Superkupën. Ai luan në mënyrë të jashtëzakonshme. Ka pasur një sezon të pabesueshëm”.

“Shënon gola që askush tjetër nuk mund t’i shënojë. Pasimet, asistimet… gjithçka që mund të kërkosh. Ai do t’i fitojë pesë Topa të Artë”, përfundoi i afërmi i futbollistit spanjoll./Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | “Unë ty po të jap informata, ti mua asgjë” – Hetuesi policor dëshmon për takimet me Muharrem Qerimin në rastin e spiunazhit

LEX | “Unë ty po të jap informata, ti mua asgjë” – Hetuesi policor dëshmon për takimet me Muharrem Qerimin në rastin e spiunazhit

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Britania dhe BE-ja pritet të diskutojnë mundësinë e rikthimit të lëvizjes së lirë

Britania dhe BE-ja pritet të diskutojnë mundësinë e rikthimit të lëvizjes së lirë