Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për vrasjet e pasluftës në Kosovë, duke përmendur edhe deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

Në një intervistë në ATV, Haliti ka thënë se beson që Mustafa e di se kush ia ka vrarë babanë, duke iu referuar të dhënave që, sipas tij, kanë qarkulluar për këtë rast.
“Ka deputet, ai zotëri Mustafa që ia kanë vrarë babain, ai pak a shumë besoj që e din, e din kush ia ka vrarë babain, po them, sepse kanë qarkulluar lloj-lloj të dhënash, ose nuk e din dhe përpiqet me detyru dikënd dhe përpiqet me e zbulu”, ka deklaruar Haliti.
Ai ka kërkuar që këto çështje të zbardhen.
Burimi: Insajderi





